Instituti i Shëndetit Publik këshillon të gjithë qytetarët që të vendosin maska në ambientet publik.
Në një informacion në Facebook, ISHP thotë se virusi që shkakton COVID-19 përhapet nga një person tek tjetri para se të shfaqen simptomat e sëmundjes.
“Kështu që për të zvogëluar përhapjen e virusit vendosni maska në ambiente publike, mbani të paktën 1 metër distancë dhe lani shpesh duart. Sigurohuni që të mbuloni mirë me maskë fytyrën nga sipër hundës deri poshtë mjekrës, këshillon ISHP.
“Maska juaj mbron të tjerët, maska e të tjerëve ju mbron ju”
Virusi 🦠 që shkakton COVID-19 pëhapet nga një person tek tjetri para se të shfaqen simptomat e sëmundjes.👉🏻 Kështu që…
Gepostet von Instituti i Shëndetit Publik – Faqja zyrtare am Dienstag, 14. April 2020


