Genci Hyska, është drejtor i maternitetit “Koço Gliozheni” me profesion anestezist reanimator.
Shfrytëzoi një lidhje me skype me emisionin “Ditë e Re” transmetuar çdo ditë në TV Ora për të përcjellë një apel që kanë të gjithë mjekët anestezistë për të gjithë qytetarët. Të bëjnë kujdes në këtë kohë pandemie dhe të zbatojnë masat e distancimit social dhe të higjienës.
“Unë si anestezist reanimator e di çdo të thotë të jesh i intubuar. Do i kërkoja të distancohen të zbatojnë masat që ka shpallur nga qeveria pasi janë masat që na mbrojnë ne. ‘Nuk e keni idenë sa e vështirë të jesh i intubuar për një pacient dhe për një mjek anestezist reanimator të bëjë një zgjedhje se kujt pacienti do të vendosë respiratorin e kujt jo.
Ju lutem mos na vendosni në këto pozita” tha sot Hyska.
Për fat të mirë në Shqipëri nuk kemi arritur ende në këtë nivel.
Nga 9 marsi, dita kur u konfirmua pacienti I parë me COVID-19 në maternitetin Koço Gliozheni kanë lindur 255 fëmijë, nga këta 135 djem e 120 vajza.
Gratë shtatzëna duhet të bëjnë kujdes në këtë situatë pandemie, sidomos lehona. Tre këshillat janë: “Distancimi social, higjiena personale dhe ushqimi i shëndetshëm.
Nëse shohin ndonjë shenjë të drejtohen sa më parë tek mjeku.


