• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAKETA E DYTË MBI 220 MILIONË DOLLARË/ Rama: Të larguarit nga puna 40 mijë lekë! Shtyhet pagesa e këstit të tatim fitimit
Home
Politikë

PAKETA E DYTË MBI 220 MILIONË DOLLARË/ Rama: Të larguarit nga puna 40 mijë lekë! Shtyhet pagesa e këstit të tatim fitimit

14 April, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Qeveria ka prezantuar paketën e dytë ekonomike për të përballuar situatën e shkaktuar nga koronavirusi që kap shumën e mbi 220 milionë dollarëve, 150 milionë garanci sovrane dhe 70 milionë pagesa. Nga paketa e dytë do të përfitojnë 176 mijë persona nga tre kategori; 100 mijë punonjës të biznesit të vogël që nuk ishin pjesë e paketës së parë, 66 mijë punonjës që janë larguar ose pezulluar nga biznesi i madh (që nuk kanë punuar dhe ata që biznesi i ka hequr nga borderotë, rreth 40 mijë janë pushuar) dhe 10 mijë nga sektori i turizmit. Këto tre kategori do të përfitojnë 40 mijë lekë, në një pagesë të vetme.

“Paketa është konceptuar si një pagesë e vetme dhe përmbledh disa kategori, siç thashë, përkatësisht 10 mijë punonjës në sektorin e turizmit, 66 mijë punonjës që janë larguar, pezulluar nga biznesi madh, pra çdo biznes me mbi 14 milionë  lekë të reja, xhiro në vit, të cilat u mbyllën apo u reduktuan ndjeshëm në aktivitetin e tyre, si edhe 100 mijë punonjës në bizneset e vogla, të cilët kanë punuar me xhiro minimale për shkak të goditjes indirekte nga mbyllja e përgjithshme dhe nuk përfituan nga Paketa e Parë” tha Rama.

Përpos pagesës së punonjësve të larguar nga puna, për tre kategori, turizmin, fasonët dhe bizneset prodhuese, qeveria ka vendosur në dispozicion një tjetër garanci sovrane 150 mln dollarë. “Instrumenti i ri financiar për turizmin, industrinë fason dhe bizneset prodhuese, është një tjetër garanci sovrane prej 150 milionë USD, i cili do të vihet në dispozicion por me ndarje risku mes qeverisë dhe bankave duke pasur parasysh edhe nevojën e sektorëve.  Dhe duke u kthyer tek instrumenti i mëparshëm i garancisë, ne kemi vendosur sepse mund ta bëjmë sot, nuk e bënim dot dje, gjithmonë duke parë dinamikën, duke parë mundësitë, gjithmonë duke parashikuar qëndrueshmëri për nesër sepse nëse do na thoshte dikush lufta mbaron nesër paketat do ishin ndryshe. Pra në instrumentin e parë të garancisë, ne kemi vendosur që  qeveria do të marrë përsipër koston e interesit për kreditë”.

Gjithashtu, të gjitha sipërmarrjet me përjashtim të sistemit bankar, telekomunikacionit dhe furnizimit me mall,  pagesat e kësteve të tatim fitimit do të mund ti bëjnë pas 30 shtatorit. Po ashtu, shtoi kryeministri Edi Rama, për turizmin, fasonët, call center dhe bizneset e vogla deri në 14 mln lekë në vit pagesat do të shtyhen përtej 31 dhjetorit të këtij viti, të kësteve të tatim fitimit. “Paketa e Zgjeruar përcakton se për të gjitha sipërmarrjet me përjashtim të sistemit bankar, telekomunikacionit dhe kompanive publike si edhe kompanive të zinxhirit të furnizimit me mallra esenciale që kanë pasur një volum normal madje të rritur në këtë periudhë, pagesat e kësteve të tatim – fitimit do të mund ti bëjnë pas datës 30 shtator. Ndërsa për turizmin, fasonët, call-centerat dhe bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lek në vit ose 140 mijë dollarë, këto pagesa shtyhen përtej 31 dhjetorit të këtij viti, pagesat e kësteve të tatim fitimit. Shlyerja e pagesave do të bëhet, në mënyrë proporcionale. Kjo Paketë e Zgjeruar, do të miratohet në 48 orët në vijim dhe shumat përkatëse do të fillojnë të lëvrohen për të gjithë nga data 20 prill“.

Kostoja e paketës ekonomike, 150 mln dollarë garancia sovrane dhe 70 milionë e 400 mijë dollarë për pagesat e punonjësve të larguar ose pezulluar, në total shkon në 220 milionë e 400 mijë dollarë. Fatura e paketës së parë ekonomike me 7 pika ishte 300 milionë euro plus rreth 210 mln euro (ose 220 mln $) në paketën e dytë shkojnë në mbi 500 mln euro në total që i ka kushtuar deri tani buxhetit të shtetit lufta me koronavirusin.

Paketa e dytë ekonomike–Përfitojnë 176 mijë persona
Pagë 40 mijë lekë për;
100 mijë punonjës të biznesin të vogël që nuk përfituan nga paketa e parë
66 mijë punonjës nga biznesi i madh (që nuk kanë punuar dhe që biznesi i ka hequr nga borderotë)
10 mijë punonjës në turizëm

150 mln dollarë garanci sovrane për tre kategori;
Turizmi
Fasonët
Bizneset prodhuese

Të gjitha sipërmarrjet me përjashtim të sistemit bankar, telekomunikacionit dhe furnizimit me mall,  pagesat e kësteve të tatim fitimit do të mund t’i bëjnë pas 30 shtatorit.

Për turizmin, fasonët, call center dhe bizneset e vogla deri në 14 mln lekë në vit pagesat do të shtyhen përtej 31 dhjetorit të këtij viti, të kësteve të tatim fitimit.

Kostoja e paketës së dytë ekonomike, rreth 220 milionë e 400 mijë dollarë
150 mln dollarë garancia sovrane
70 milionë e 400 mijë dollarë për pagesat e punonjësve të larguar ose pezulluar

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DURIM DHE KUJDES"/ Rama: Çdo lehtësim do shoqërohet me tolerancë zero për abuzuesit
Previous article KORONAVIRUSI/ Të paktën 12 raste me COVID-19 në një shtëpi të moshuarish në Greqi, izolohet institucioni

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis... Aktualitet

KU PO FSHIHET AUTORI I VRASJES NË KAMËZ/ ZBULOHET PISTA: Ndodhet midis...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT