• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Mimoza Hafizi i hakërrehet Blushit: Ëndrrën s’e zhbën dot intriganti e as ngatërrestari
Home
Shqipëri

Mimoza Hafizi i hakërrehet Blushit: Ëndrrën s’e zhbën dot intriganti e as ngatërrestari

28 December, 2017 Ina.Autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Gjatë ditës së djeshme partia e themeluar nga Ben Blushi, LIBRA zhvilloi një festë më anëtarët e saj me rastin e vitit të ri.
Por pas përplasjes me Blushin, në këtë festë mungonte një ndër themeluesit, Mimoza Hafizi.

Sot ajo bën një reagim në lidhje me mbështetësit dhe votuesit e LIBRA-s, duke hedhur vrer nga Blushit.

“Se ëndrrën nuk e zhbën dot intriganti e as ngatërrestari, nuk e shkel uzurpuesi e nuk e vjedh dot kusari, nuk e gënjen mashtruesi e nuk e përlyen dot vulgari ! Asgjë nuk e ndal pasionin dhe guximin e një ëndërrimtari ! Për ta bërë më të mirë botën ku jetojmë’, shkruan Hafizi.

REAGIMI I PLOTË

Një dhuratë për JU

Bashkë me një grup astrofizikanësh nga Europa dhe Amerika po shkruajmë dhe përshtasim në shumë gjuhë të globit disa minilibra për Universin. Tashmë do t’i keni dhe në shqip, deri tani janë 5 e do shtohen kohë pas kohe. Mund t’i lexoni në ekran apo t’i palosni në formë libri-kjo është dhurata ime për të gjithë ata shqipfolës që e kanë kuriozitet qiellin, yjet, universin e paskaj. Janë shkruar thjesht, shkurt, me plot ilustrime dhe imazhe të mjegullnajave, galaksive a planeteve marrë nga teleskopët më të fuqishëm që ka krijuar njeriu.

Viti 2017 ka qenë shumë bujar për Shkencat e Universit.

Valët gravitacionale që u kapën në muajin Shtator trandën zemrat dhe vunë në garë të ethshme mendjet e fizikanëve, këtyre njerëzve që mbajnë në supe peshën e pyetjes mijravjeçare : Prej nga vijmë ? Cila është origjina jonë ? Këto valë janë hapi gjigand drejt Big-Bangut, fillimit të kohës dhe hapësirës.

Gati 200 planete të reja janë zbuluar vetëm në këtë vit, disa dhe të ngjashme me Tokën tonë, secili prej tyre endje marramendëse rreth pyetjes : Ku po shkojmë ? Çfarë do të jetë e ardhmja jonë?

Këto tema ekzistenciale kanë qenë shtysa e njerëzve për të njohur universin e pamatë. Dija që kemi sot është vepra mahnitëse, ngritur në shekuj, nga ëndërrimtarët e pafre dhe kërkuesit e pacak, që patën guximin e çmendur të prekin të pafundmen. Se e pafund është fuqia e njeriut për ta njohur botën e për ta zotëruar në dobinë e vet. Këto dije, përmes minilibrash të shkruar thjeshtë, jam angazhuar t’jua dhuroj, në këtë vit shumë të veçantë për Shkencat e Universit.

I veçantë dhe në jetën time politike. Sepse qenë me mijëra ata burra e gra që shpresuan një politikë tjetër dhe votuan me 25 qershor LIBRA-n, alternativën politike që unë ngrita me shumë mund e dashuri, bashkë me qindra të tjerë.

I përshëndes me respekt ! Dhe me besimin se asgjë nuk ka humbur nga shpresa e tyre e as e imja. Se ëndrrën nuk e zhbën dot intriganti e as ngatërrestari, nuk e shkel uzurpuesi e nuk e vjedh dot kusari, nuk e gënjen mashtruesi e nuk e përlyen dot vulgari ! Asgjë nuk e ndal pasionin dhe guximin e një ëndërrimtari ! Për ta bërë më të mirë botën ku jetojmë.

Gëzuar Vitin e Ri 2018 !

Ps. Faqja që duhet të vizitoni është www.tuimp.org

Shumë libra të tjerë do dalin, unë vetë po po shkruaj rreth grimcave të energjive të larta që godasin çdo ditë planetin tonë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbuloni arsyen e vërtetë pse "topi i madh" bie në Times Square çdo Vit të Ri
Previous article Interi është zhytur zyrtarisht në krizë, Icardi dhe Perisic në vështirësi

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT