• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Post-mortum/ “Xhaxhi Guroja”, njeriu që politika i druhej se do të nxirrte sekretet e Ramiz Alisë
Home
Dossier

Post-mortum/ “Xhaxhi Guroja”, njeriu që politika i druhej se do të nxirrte sekretet e Ramiz Alisë

28 December, 2017 Ina.Autor Breaking News, Dossier

Ka ndërruar jetë dje Guro Zeneli, një gazetar i vjetër me profesion, por ajo që e bëri të njohur janë dy punët që kreu një vit para rrëzimit të komunizmit dhe 8 vjet pas rrëzimit, pra në demokraci, përkatësisht njeriu më i afërt i Ramiz Alisë në vitin 1990 dhe sekretari i Gramoz Ruçit, në detyrën e shefit të grupit parlamentar të PS-së.

Siç është bërë zakon tek ne, ku ndërron jetë ndonjë njeri i njohur në një fushë, ose i thurrin ditirame të mëdha ose nuk flasin fare. Mungon obituari, siç njihen rekuiemet publicistike, që përveçse përcjellin informacion, kanë edhe sentiment njerëzor për dikë që ka lënë këtë botë.

Por ajo që ra në sy me rastin e “xhaxhi Guros”, siç e thërrisnin reporterët e Kuvendit, për të nuk shkroi asnjë prej gazetarëve që e kanë njohur zyrtarin buzagaz të Parlamentit, që edhe pse përfaqësonte “pjesë nga sistemi i vjetër”, ishte ku e ku më i sjellshëm sesa pushtetarët e sistemit të ri.

Përveç Petro Koçit, asnjë fjalë nga socialistët që e kanë pasur për 8 vjet si koordinatorin e grupit, por natyrisht edhe nga kolegët e vjetër të kabinetit të Ramiz Alisë.

78-vjeçari kishte kohë që vuante nga një sëmundje e rëndë dhe dy vitet e fundit kishte rënë goxha. Gjithsesi e shihje shpesh në një bar të thjeshtë pranë liceut artistik ku pinte kafe me gazetarin e vjetër të RTSH-së, Ilir Buçpapaj, me të cilin kishte miqësi të hershme.

Guro Zeneli, një lab safi, u “pikas” nga Ramiz Alia, gjatë një turi në jug të Shqipërisë, ku vuri re një shef kulture në Sarandë, që kishte bërë jetën kulturore të qytetit të vogël, pikante dhe të famshme(aq sa mundej atëherë) edhe për kryeqytetin dhe institucionet qendrore. Sapo e mori në Tiranë, Alia e mbajti afër labin buzagaz dhe i besoi atij lëvizjet më të rëndësishme që kreu gjatë fundit të viteve ‘80 dhe viteve ‘90-‘91, ku drejtoi ndryshimin e sistemit.

Alia i besonte Guros më shumë se çdo anëtar tjetër të Byrosë Politike të PPSH-së. Nuk është rastësi që në vitet e fundit të jetës, ish-presidenti i fundit komunist dhe i pari i demokracisë nuk u shoqërua asnjëherë me asnjë prej ish-udhëheqësve komunistë, që e urrenin edhe publikisht; por rrinte vetëm me Todi Lubonjën, Agim Meron dhe mbi të gjitha me Guro Zenelin.

Alia foli shumë pak për gjërat që dinte, sekretet e Enver Hoxhës dhe ato të liderve të rinj postkomunistë që thuhet prej 27 vjetëve se i nxori nga duart e tij. Përveç Ramizit, edhe Guro Zeneli, njeriu më i besuar i tij, nuk e hapi “Kutinë e Pandorës”, pasi e dinte mirë çfarë fshihte. Madje kjo i jepte “xhaxhi Guros” një pushtet të padukshëm, ku shumëkush druhej se mos rrëmonte arkivat.

Shumë gazetarë e publicistë i kërkuan Guro Zenelit që të flasë, të tregojë atë që Ramiz Alia e mori në varr. Por ndihmësi i tij besnik e ishte përgjigjen gati: “kur nuk foli i zoti punës, e si të flas unë….”

Megjithatë, qarkullonte në ambientet e gazetarëve një si anektodë që “xhaxhi Guroja” diku i ka fshehur “sekretet e Ramizit” dhe do t’i nxjerrë një ditë e të tregojë të vërtetën e madhe si u gatua kjo elitë politike që për 27 vjet qëndron ende e ngulur pa i shkuar as mendja të largohet.

Këto sekrete u bënë aq enigmatike, sa kanë mbajtur në ankth besnikët e Enver Hoxhës, kundërshtarët e tij, por edhe njerëzit në mes të dy palëve.

Servet Pëllumbi ish-kryetari i Kuvendit dhe themelues i PS-së, jo më larg se dy vjet tha që Katovica ka qenë platformë që zbatoi Ramiz Alia. Katovica është një platformë e dalë nga Moska në vitin 1988, ku bënte thirrje që të krijohet elita e re politike dhe ekonomike e vendeve ish-komuniste, pikërisht nga gjiri i nomenklaturave të vjetra të regjimit.

Kur foli profesor Pëllumbi, i ndjeri Guro Zeneli nuk iu përgjigj, edhe pse ekzistencën e Katovicës ai e mohonte në biseda të lira, normalisht duke qeshur e bërë shaka, siç bënte gjithmonë…(Tesheshi.com)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KABUL/ Sulm me bombë në një qendër kulturore, vdesin 40 persona
Previous article Guardiola: Nuk ishim të interesuar për Van Dijk

Ina.Autor

Postime të ngjashme

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria Breaking News

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË MALIN E ZI/ Rama: E shmanga prej vitesh Tivatin, nuk doja të shihja 'Porto Montenegro', mundësinë që humbi Shqipëria

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT