• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“POLITIKANËT RRËNIMTAR DHE MEDIOKËR QË NA AKUZOJNË NE”/ Tritan Kalo DEKLARATË TË FORTË: Të heshtin se e kanë shkatërruar shëndetësinë
Home
Sociale

“POLITIKANËT RRËNIMTAR DHE MEDIOKËR QË NA AKUZOJNË NE”/ Tritan Kalo DEKLARATË TË FORTË: Të heshtin se e kanë shkatërruar shëndetësinë

13 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo në një postim në Facebook ka drejtuar gishtin nga politikanët shqiptarë, të cilët, sipas tij e kanë rrënuar sistemin shëndetësor.

Në këto 30 vite, thotë Kalo, politikanët shpesh njëlloj si edhe pulat e kanë futur “sqepin e tyre në të njejtin ushqim”.

Mjeku thotë se duhet t’i themi “PO” profesionalizmit dhe humanizmit të mjekëve dhe “JO” militantizmit dhe politikbërjes.

Reagimi i Tritan Kalos:

“EPIDEMITË kanë rrënuar dhe po rrënojnë Shtete e Sisteme të tëra, ndaj DUHET të jemi kurdoherë të përgatitur për tu përballur me to…..JO dhe vetëm JO Partitizmit, Militantizmit dhe Politikbërjes së pabuktë e asfiksuese të mbrothësimit të vendit….PO dhe vetëm PO në çdo moment Profesionalizmit, Përkushtimit dhe Humanizmit të MANTELBARDHËVE…..

POLITIKANËT rrënimtarë të Shëndetësisë Publike të pas 31 Marsit 1991 të të dy krahëve të politikës, si dhe ata Drejtues jo vizionarë të QSUT “Nënë Tereza” të pas 1993, së paku DUHET TË HESHTIN në këto kohë COVIDIANE….

ISHIN MEDIOKRITETI dhe PARTITIZMI i tyre, ato që e dëmtuan në themel strukturën mirë-funksionale në aspektin EPIDEMIOLOGJIK dhe jo vetëm, të të vetmit Shërbim Kombëtar të Sëmundjeve Infektive në Shqipëri, atë që njihej para viteve 1990 si Spitali Infektiv nr.4…..

PULITIKANËT tanë në këto 30 vitet e fundit, shpesh njëlloj si edhe pulat e kanë futur “sqepin e tyre në të njejtin ushqim”, duke prodhuar më pas politika jo të mbara, aromëmbytëse dhe rrënuese së paku për Lëminë e Përkujdesjes dhe Ndjekjes së të sëmurëve me Sëmundje Infektive, sektor në të cilën unë kuntribuoj që prej 2 Korrikut 1981…

SOT me ndërhyrjet që po bëhen edhe pse disi të vonuara e të cilat DUHEN shpënë më tej, SHPRESOJ se do të bëhet e mundëshme që jo larg në kohë, të korigjohen këto ndërhyrje të gabuara, si dhe të bëhet e mundur që Shërbimi Kombëtar i Sëmundjeve Infektive të plotësohet me të gjithë infrastrukturën e nevojëshme të FUNKSIONALITETIT të tij….

PROFESIONALIZMI kurdoherë duhet të prevalojë mbi POLITIZIMIN në Shëndetësi…..SË BASHKU me ju Bashkëkombasit e mi, SHPRESOJ SE DO JA DALIM MBANË edhe në përballjen me COVID-19!!!”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Shumica e gjermanëve, kundër lirimit të masave kufizuese
Previous article LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Të infektuarit tregojnë simptomën e re dhe të çuditshme të COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

“BLLOKU I MBIVLERËSUAR"/ Avenir Kika zbulon zonat ku do të ZGJEROHET Tirana: Do jetë një Manhattan Aktualitet

“BLLOKU I MBIVLERËSUAR"/ Avenir Kika zbulon zonat ku do të ZGJEROHET Tirana: Do jetë një Manhattan

"KAPE, KAPE"/ Autorët e maskuar si policë vodhën një banesë në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin me vrap grabitësit Aktualitet

"KAPE, KAPE"/ Autorët e maskuar si policë vodhën një banesë në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin me vrap grabitësit

GJYKATA E FIERIT LIRON VRASËSIN E TRE PERSONAVE: Ka kaluar afati brenda të cilit mund të ekzekutohej dënimi Aktualitet

GJYKATA E FIERIT LIRON VRASËSIN E TRE PERSONAVE: Ka kaluar afati brenda të cilit mund të ekzekutohej dënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT