Në kohë pandemie, jo vetëm higjiena dhe karantina janë masa kryesore kundër infektimit: edhe ushqyerja e shëndetshme dhe forcimi i imunitetit janë po ashtu më të rëndësishëm se kurrë.Ekspertët e shëndetit rekomandojnë një dietë të pasur me vitamina, fibra dhe shumë lëngje.
HYRIDA BASHA
NUTRICIONISTE
Forcimi I imunitetit është një process që nuk fillon në një ditë apo me një peruidhë të caktuar, por ështënjëproces i cili formohet përnjë kohë të gjatë.
Kështu që produkte të cilat përmbajnë vitamina C, D, sasi të larta të fibrave, na ndihmojnë për të rregulluar metabolizmin dhe për të forcuar imunitetin.
Shumë i rëndësishëm është hidratimi, marrja e lëngjeve qoftë nga uji apo çajiapo lëngjet e ndryshme qoftë smoothie apo të frutave.
MATINA ÇOBO
NUTRICIONISTE
Unë sugjeroj edhe marrjen e disa suplementeve. E para është vitamina C, që është e njohur efektin e saj të mirë në forcimin e imunitetit. Një vitaminë tjetër me shumë rëndësi është vitamina D. Duke qenë se ekspozimi ynë tani në diell nuk është i mjaftueshëm duhet të marrim një suplement, por nëse nuk dëshironi të merrni suplement mund të kujdeseni që dieta juaj të përmbajë vezën, bulmetin, mishin, kërpudhat, të gjitha këto janë elementë që kanë vitaminë D të mjaftueshme.
Nutricionistët tregojnë edhe ushqimet që duhen shmangur, sidomos nga personat me sëmundje kronike.Po ashtu rekomandojnë eleminimin e alkoolit dhe duhanit.
MATINA ÇOBO
NUTRICIONISTE
Sa i takon diabetit apo sëmundjeve të zemrës, fajtor gjithmonë është sheqeri i barshë, i cili është armiku ynë, përveç sheqerit të bardhë, kombinimi i tij me yndyrnat e ngopura siç mund të jenë fast-foodet, ushqimet tepër të skuqura, ato të procesuara që janë me shumë konservante, mund të jenë edhe thjesht çokollata apo biskotat që ndodhen në raftet e një marketi, të gjitha këto ushqime që përmbajnë shumë substanca që janë proinflamatore dhe të gjitha këto substanca duhet t’i eleminojmë nga dieta jonë.
HYRIDA BASHA
NUTRICIONISTE
Në këtë periudhë është shumë e rëndësishme të ruhet pesha dhe të ruhet organizmi në tërësi. duhen eliminuar produktet junk food si patatina, pijet energjike, etj që janë dëmtues të organizmit tonë.
Këtu duhet të kemi parasysh shmangien me patjetër të konsuimit të alkoolit, po ashtu edhe eliminimi i duhanit sepse po të vëmë re individët me probleme pulmonare janë të parët që mund të kalojnë në mënyrë të agravuar situatën. Alkooli dëmtues shumë i madh, përpos krijimit të dhjamit, na dobëson imunitetin dhe dobëson mëlçina që është pastruesi më i madh i trupi, dhe me alkool dhe duhan dëmtohet, ashtu si nga produktet shtazore si mishi i konsumuar çdo ditë apo produktet e konsumuara si sallamet etj, të cilat nuk kanë freskinë dhe po ashtu kanë edhe konservantët.
Ndërsa përveç ushqyerjes së shëndetshme, për të ruajtur një imunitet të fortë në kushtet e karantinës është i domosdoshëm edhe aktiviteti fizik pasi një jetë sedentare mund të na bëjë më të dobët në luftën kundër virusit.
MATINA ÇOBO
NUTRICIONISTE
Aktivitetin fizik duhet të përpiqemi ta kryejmë çdo ditë, ndoshta është pak e vështirë në kushtet e karantinës, sikur 15-20 minuta në ditë, disa ushtrime të thjeshta me karrige, ushtrime me peshën e trupit, apo edhe disa ecejake nëpër shtëpi bëjnë të mundur që sistemi imunitar të aktivizohet shumë. Në momentin që ne qëndrojmë ulur, harxhojhmë rreth 30 % më pak kalori sesa nqs do lëviznim, apo do ishim në këmbë. Në të kundërt rrezikohet mbipesha apo edhe plogështia e trpit, në rastin kur trupi është inaktiv, bëhet inaktiv edhe sistemi ynë imunitar, gjaku nuk qarkullon në mënyrë eficente dhe ulim numrin e qelizave që mbrojnë imunitetin.
HYRIDA BASHA
NUTRICIONISTE
Kalori mund të harxhosh jo vetëm fizikisht, por edhe me vënien në lëvizje të trurit, me anë të lojërave të inteligjencës si një lojë me shah psh. Kështu edhe muskujt stimulohen.
Një rol të rëndësishëm në ruajtjen e një shëndeti të mirë luan gjithashtu krijimi i një progami ushqimor me orare të rregullta mbi vaktet.
SI TE USHQEHEHEMI NE IZOLIM
EKSPERTET: VITAMINAT C DHE D, SHUME LENGJE


