Sot është një ditë speciale, ndër më të lumturat për aktoren e humorit Rudina Dembacaj.
Si sot një vit më parë ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj Viktoria. Me anë të një video ku ndan çastet e para që ka parë foshnjën e saj, Rudina i uron një vjetorin e lindjes.
‘Viktoria ime,sot 1 vjec! Drita e syve te mi,gjithcka kam…Kete video e shoh te plote,çdo dite ,dhe perlotem nga emocioni ,njesoj si nje vit me pare! Viktoria ime,qe kur me ke bere “nene” jeta ime ka marre shume me shume kuptim,me ke mbushur me dashuri!’ ka shkruar aktorja krah videos.
Rudina na ka prezantuar me familjen e saj disa javë më parë.



