• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Kategoria e pare
  • Kategoria Superiore
  • Kosova
  • Kupa e Shqipërisë
​Rritet vlera e Superligës së Shqipërisë, kushton 46 milionë euro
Home
Shqipëri
Kategoria Superiore

​Rritet vlera e Superligës së Shqipërisë, kushton 46 milionë euro

28 December, 2017 Q.Autor Kategoria Superiore, Sport

Gjashtë muajt e parë të këtij sezoni kanë qenë pozitive për futbollin shqiptar dhe klubet në përgjithësi.

Sipas faqes së specializuar të merkatos, “Transfermarkt”, vlera e Kategorisë Superiore është rritur në afro 47 milionë euro. Rritja lidhet me periudhën prej 1 Shtatorit të kaluar, momenti kur merkato botërore u mbyll dhe në futbollin shqiptar po bëheshin përgatitjet finale për të nisur sezonin, e deri në fund të Dhjetorit, shkruan Supersport.

Edicioni në Shqipëri nisi me skuadrat që në total vlerësoheshin diçka më tepër se 39,6 milionë euro në merkato, ndërsa vlera aktuale ka arritur shifrën e rreth 47 milionë euro, duke njohur rritje me 18,5 për qind.

Skuadra më e kushtueshme në Shqipëri është Skënderbeu, që pas dominimit në kampionat dhe pjesëmarrjes në grupet e Europa League tashmë vlen mbi 7,5 milionë euro, duke njohur rritje në vlerën e afro 1,5 milionë eurove.

Korçarët ndiqen nga rivalët e Partizanit, që pavarësisht rënies së vlerës në masën 14 për qind mbeten skuadra e dytë më e shtrenjtë e Kategorisë Superiore, të ndjekur nga Flamurtari dhe Kukësi që falë rritjeve kaluan murin e 5 milionë euro.

Sa i takon skuadrave të tjera, falë ecurisë jashtë parashikimeve, duke i befasuar të gjithë ekspertët, rritjet më të mëdha i kanë njohur Kamza me 74 për qind dhe Laçi në kuotën 51 për qind.

Sezoni zhgënjyes i Vllaznisë bën që shkodranët, ashtu si edhe Partizanit, të jenë skuadrat e vetme që kanë pësuar rënie të vlerës së ekipit, ndërsa ringjallja e Lushnjes në fillim të Dhjetorit ka bërë që vlera e skuadrës të njohë rritje rekord me 123 për qind, edhe pse duhet theksuar se ekipi i drejtuar nga Hysen Dedja është i vetmi në elitën e futbollit shqiptar, vlera e të cilit përllogaritet nën 3 milionë euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rudina Dembacaj feston për ditën që i ndryshoi jetën (FOTO)
Previous article Khamenei kërcënon SHBA: Sot Irani është më i fuqishëm se kurrë

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë Futboll

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm Futboll

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit Futboll

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT