Një djalë 8 muajsh vdiq në Tricase të Leçes në Itali, pasi u kafshua në kokë nga qeni kishin në shtëpi.
Sipas mediave italiane, qeni ishte i racës Corso. Tragjedia ndodhi në kohën e darkës në kopsht, në prani të nënës dhe gjyshes.
Djali i vogël u dërgua me urgjencë në spital, por ai mbërriti i vdekur atje. Policët po kryejnë hetime të mëtejshme.


