Rastet me koronavirus në Polesinë të Italisë vijojnë të rriten. Në mesin e të infektuarve është edhe një 13 vjeçar që e mori virusin pasi babai i tij kishte një lidhje sekrete me një grua të infektuar.
“Një rast pozitiv nga disa ditë më parë për të cilin Shërbimi i Higjienës hartografoi kontaktet, por jo të gjitha informacionet u dhanë: një pjesë e kontakteve që personi kishte pasur nuk ishin raportuar”, shkruajnë mediat italiane.


