Këngëtari i njohur shkodran Bujar Qamili ka surprizuar banorët e qytetit të tij pasditen e sotme, duke organizuar një koncert live në mes të qytetit.
Në një skenë të improvizuar dhe të ngritur në mes të Shkodrës në bashkëpunim me Tv1 Channel, Bujar Qamili ka kënduar disa nga këngët më të njohura shkodrane, ndërsa banorët kanë dalë disa në ballkone e disa në dritaret e shtëpive të tyre dhe kanë nsiur të duartrokasin.
Në këto ditë të vështira dhe të ngarkuara me stres për këdo, këngëtari i njohur Bujar Qamili ka ditur si t’kua ngroh zemrat bashkëqytetarëve të tij.
Më poshtë pamjet e koncertit të Bujar Qamilit në Shkodër, pasditen e sotme:
"DHURATE PER SHKODREN"TV1 CHANNEL & BUJAR QAMILI (MJESHTER I MADH)
Gepostet von TV1 Channel – Shkodër am Samstag, 11. April 2020


