Trupi i pajetë i një të riu është gjetur pasditen e sotme në liqenin e Seferanit në Belsh.
Viktima është 24 vjeçari me iniciale E.H dhe është gjetur pa shenja jete nga banorë të fshatit.
Dyshohet se i riu vuante nga probleme mendore. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


