• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PORTRETET/ Heronjtë e Infektivit që kanë lënë gjithçka për të triumfuar mbi COVID-19
Home
Ekskluzive

PORTRETET/ Heronjtë e Infektivit që kanë lënë gjithçka për të triumfuar mbi COVID-19

11 April, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Padyshim heronjtë e këtyre ditëve aspak të zakonta dhe të vështira janë ata që vazhdojnë të qëndrojnë në linjën e parë të detyrës dhe i shërbejnë atyre që kanë nevojë.

Të konsideruar e duartrokitur si heronj, mjekët shqiptarë që sot po bëjnë te pamundurën të mundur duhet vetem te mbështeten e asnjëherë të sulmohen.

Portretet e tyre flasin vetë. 

Me sy të nxirë nga lodhja e jo pakherë të trishtuar, historitë e mjekëve që qendrojnë brenda Infektivit janë prekëse e shkojnë pertej kësaj, kur në rrefimet e tyre shprehen se kanë që prej fillimit të “luftës” me Covid-19 pa takuar fëmijët e familjarët e tyre.

AlpeNews.al me anë të fotove, sjell disa prej heronjve veshur me bluza të bardha që në vijën e parë të rrezikut luftojnë çdo ditë për të shpëtuar jetë e që vështirë ti numërohen sot, 10 orë gjumë bashkë.

Falenderime!

Najada Çomo

Shefja e Spitalit Infektiv në QSUT, Najada Çomo ka zgjedhur të qendrojë larg mediave por në krye të të gjithë operacionit.

Në mesazhet që jep për qytetarët lodhja është e dukshme e megjithatë bashkë me të edhe forca.

Pëllumb Pipero

Mjeku i Infektivit, i palodhur si brenda spitalit ashtu edhe në pergjigjet një nga një për qytetarët e mediat. E sigurt është se kur të mbaroi gjithçka, Pipero do të mbahet mend gjatë si mjeku që u mor “personalisht” me Covid-19 në Shqipëri.

Tritan Kalo

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo, gjithashtu në frontin e parë të luftës. Ka zgjedhur të flasë pak, por saktë e i prerë gjithmonë duke i dhene qytetarëve 10 këshilla për të kaluar situatën.

Ermira Muco, Esmeralda Meta, Arjan Harxhi

Tre mjekët e Infektivit të veshur kokë e kembe me pajisjet mbrojtëse ndaj Covid-19.

Entela Kolovani

Entela Kolovani ka shërbyer si mjeke për 23 vjet në spitalin e sëmundjeve infektive në Tiranë, Shqipëri.  Ndonëse vijon luftën në vijen e parë të rreziut, Kolovani shprehet se heronjtë e vërtetë janë infermierët.

Në foto: Nevila Gjermeni, Entela Kolovani dhe Ergys Ramosaco

Entela dhe Ergysi janë çift dhe kanë një djalë 10-vjeçar Johanin, të cilin nuk e takojnë prej ditësh dhe e kanë çuar të qëndrojë me tezen e tij. Ndërkohë që Nevila Gjermeni, në kohën kur nuk ndodhet në spital pranë të sëmurve nga Covid19-ta, qëndron në hotel, e shkëputur nga dy fëmijët e saj të vegjël dhe familjarët e tjerë.

Ada Luca

Ana Luca la postin e administratores së spitalit polivalent në QSUT dhe u vendos pranë kolegëve të saj për të perballuar luftën me armikun e padukshëm.

Amarildo Sina

“Fjalëpak dhe punëshumë” ishte përshkrimi i Najada Çomos për mjekun Sina, pamjet e së cilit nuk kanë nevojë për shumë koment.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EFEKTIVËT E INFEKTUAR ME COVID-19/ Veliu: Tre janë shëruar, 5 të tjerë janë ende në spital
Previous article KUJTON KOHEN KUR ISHTE KRYEMINISTËR/ Fino: Viti ’97 ishte krizë vëllavrasjeje nga Piramidat, por më e thjeshtë për t’u menaxhuar se COVID-19

F.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT