Edhe në rrethe vendimi për të mos lejuar nga ora 13:00 e ditës se shtunës deri në orën 5 të mëngjesit të së hënës, asnjë lëvizje, ka bërë që qytetarët të dalin të shumtë në rrugë dhe tregje për të kryer furnizimet apo ndonjë punë të lënë pezul.
Në tregjet e qytetit të Vlorës, qytetarët u dynden për të blerë produktet ushqimore.
Kishte pensionist të cilët nuk lejohen të dalin nga shtëpitë por dhe qytetarë që as nuk janë përpjekur të marrin leje.
Masat kundër koronavirusit as që behët fjalë të respektohen.
Policia bashkiake qëndron ne terren, por e kanë të vështirë të mbajnë gjendjen nën kontroll
Edhe në Lezhë, në rrugë sheh mjaft pensionistë. Ata injorojnë rrezikun nga korona virusi, ndërsa theksojnë se janë të detyruar të dalin për të siguruar ushqimet.
Në Durrës qytetarët, jo vetëm mbushen tregjet, por zgjodhën të shëtisin edhe ne breg të detit.
U desh ndërhyrja e policisë që qytetarët të largohen drejt banesave të tyre.


