• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ COVID-19 u përhap përmes kripës, por me këto metoda Gjermania arriti të mbrohej
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ COVID-19 u përhap përmes kripës, por me këto metoda Gjermania arriti të mbrohej

11 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Gjatë një dreke pune në muajin janar në një kompani e prodhimit të pjesëve të makinës, një puntor i kërkon kolegut të vet kripën. Ky koleg i ka kaluar kripën dhe bashkë me të edhe koronavirusin, ky është zbulimi që kanë bërë disa shkencëtarë në Gjermani.

Transmetimi i virusit u dokumentua falë një kontrolli intensiv për gjurmimin e rasteve të reja në Gjermani, i cili është ndër më të suksesshmit në luftën globale kundër virusit.

Kjo kompani ndodhet në Stockdorf, një qytet gjerman afër Mynihut në Bavari. Ajo u fut nën një mikroskop global pasi zbuloi se një nga punonjësit e saj, një grua kineze e infektuar me koronavirusin e përhapi atë në të gjithë fabrikën. U infektuan kolegët e saj, përfshirë edhe shkencëtarët që ndodheshin aty. Madje është zbuluar se një person që po darkonte në mensë dhe nuk kishte asnjë kontakt me pacienten kineze, ishte infektuar me koronavirus.

Kjo ngjarje e 22 janarit ishte një nga dhjetëra incidentet që shkencëtarët i kanë hyrë thellë, i kanë studiuar dhe izoluar punëtorët e infektuar në mënyrë që qeveria rajonale e Bavarisë të ndalojë përhapjen e virusit.

Kjo gjueti ka ndihmuar Gjermaninë të fitojë kohë për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Koha e blerë nga Gjermania mund të ketë shpëtuar jetë, thonë shkencëtarët. Përhapja e parë e COVID-19 e transmetuar në vend filloi më herët sesa Italia, por Gjermania ka pasur shumë më pak vdekje. Rasti i parë i zbuluar në Itali ishte në 21 shkurt. Në atë kohë Gjermania kishte filluar një fushatë informuese dhe një strategji qeveritare për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Ne mësuam si duhet të gjurmojmë me përpikëri zinxhirët e infeksionit në mënyrë që t’i ndërpresim ato,” tha për Reuters Clemens Ëendtner, mjeku që trajtoi pacientët në Mynih.

Ëendtner u bashkua me disa nga shkencëtarët më të mëdhenj të Gjermanisë për të zbuluar njëri pas tjetrit të gjithë të infektuarit, që u bënë i njohur si “grupi i Mynihut”. Bavaria udhëhoqi rrugën duke vendosur kufizimet e lëvizjes, të cilat shkuan në mbarë vendin në 22 mars.

Shkencëtarët përfshirë këtu Zyrtarin Kryesor Mjekësor të Anglisë Chris Ëhitty kanë kredituar testimin e hershëm dhe të gjerë të Gjermanisë me ngadalësimin e përhapjes së virusit.

“Ne të gjithë e dimë se Gjermania ka përparuar përsa i përket aftësisë së saj për të bërë testime për virusin dhe ka shumë për të mësuar nga kjo”, tha ai gjatë një emisioni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET NGA TREGU I KOMBINATIT/ Rama: Ja që nuk është punë oraresh! Model i shkëlqyer i... (FOTO)
Previous article MASAT KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Koreja e Jugut, byzylykë elektronikë për shkelësit e izolimit nga COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran Botë

300 MILIARDË DOLLARË DHE FUNDI I LUFTËS? Zbulohen detajet e marrëveshjes SHBA-Iran

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik Botë

INCIDENT NË KANALIN E LAMANSHIT/ Fregata ruse qëllon drejt një jahti britanik

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran Botë

NAFTA BIE NËN 80 DOLLARË PËR FUÇI/ Çmimi më i ulët që para luftës SHBA-Iran

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT