• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Zbulimi nga Italia: Molekula që mund të luftojë COVID-19 (FOTO)
Home
Nderkombetare

KORONAVIRUSI/ Zbulimi nga Italia: Molekula që mund të luftojë COVID-19 (FOTO)

10 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Ka një lajm shumë interesant në lidhje me trajtimin e pacientëve të prekur nga Covid-19, që u bë me dije sot nga Shoqëria Farmakologjike Italiane.

“Ekziston një molekulë që njëkohësisht ka tre aktivitete themelore për trajtimin e infeksioneve dhe komplikimeve të tij,” tregon Giorgio Racagni presidenti i Shoqërisë dhe Annalisa Capuano, farmakologe në Universitetin Campania Vanvitelli.

Një ilaç për pankreatitin

Gabeksati është një molekulë që i përket kategorisë së serpinëve (frenuesit e proteinazës serine) dhe në praktikën klinike përdoret në formën e “gabilatit mesylate” për trajtimin e sëmundjes së pankreatitit, koagulimit intravazal të shpërndarë dhe si një antikoagulant në hemodializë.

“Sot ne e dimë se Covid-19 hyn në qeliza duke shfrytëzuar një proteinë, të pranishme brenda tyre, e quajtur TMPRSS2”, sqarojnë Racagni dhe Capuano.

Kjo proteazë mund të jetë një objektiv për çdo ndërhyrje terapeutike, e aftë për të mposhtur infeksionin që shkakton Covid-19. Studiuesit gjermanë kanë izoluar virusin nga një pacient dhe kanë testuar një molekulë shumë të ngjashme me gabeksatin në të, duke kuptuar se kjo molekulë arrin të bllokojë hyrjen e virusit në qelizat e mushkërive.
Një hipotezë për t’u verifikuar

“Molekula ka një aktivitet të theksuar anti-inflamator sipas ekspertëve. Shumë pacientë të prekur nga Covid-19 mund të përjetojnë edhe trompozë dhe për këtë arsye, ata shpesh shkojnë në kujdes intensiv. Problemi kryesor me Covid-19 është reagimi i theksuar imunitar që shkatërron qelizat ku virusi ka arritur të hyjë. Dhe ndihma ventiluese ndoshta nuk sjell përmirësim nëse gjaku nuk arrin në mushkëri. Si përfundim, për ta përmbledhur, kemi një ilaç që potencialisht bllokon hyrjen e virusit në qelizat e mushkërive, gjithashtu ka një aktivitet të dukshëm inflamator.

Në Itali ilaçi shitet nga Sanofi Aventis nën emrin e kompanisë Foy, në formën e një shishe infuzioni intravenoz. Shoqëria e Farmakologjisë thekson se ajo që ka të bëjë me përdorimin e gabesatit për Covid-19 është aktualisht vetëm një hipotezë farmakologjike, që duhet të mbështetet nga studime shkencore dhe klinike. Gjithashtu, Shoqëria e Farmakologjisë po vlerëson mundësinë e fillimit të një eksperimenti në disa spitale italiane.(Corriere Della Sera)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "QEVERI AVENTURIERE"/ Tritan Shehu i PD: Duhet kapur horizontalisht identifikimi i infektimit. Karantina të hapet gradualisht
Previous article KORONAVIRUSI/ 2020 nuk do të ketë emoji të reja, për shkak të COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT