Kryeministri Rama bëri sot me dije se prej ditës së hënë do te ketë lehtesime sa i perket masave mbi perballimin e përhapjes së Covid-19 në Shqipëri.
I të njejtin mendimi, duket të jete edhe mjeku infeksionist Pëllumb Pipero i cili në një intervistë ekskluzive për AlpeNews.al shprehet se lirimi i masave duhet të nisë ndonëse me pikatore.
Pipero sqaron më tej edhe polemikat se Shqipëria ka numrin më të lartë të vdekjeve në rajon, gje të cilën mjeku e hedh poshtë.
Intervista, pjesa e parë:
1. A jemi në kohe për të filluar “liberalizimin” e karantines, pasi qeveria të henen vendosi që të ketë me pikatore më shume liri për qytetaret dhe biznesin?
Mendoj se po, nëse pergjate kesaj jave vazhdon ulja e numrit te rasteve, qofte edhe sikur te qendroje ne keto shifra, mendoj se paralelisht duhet të fillojne edhe lehtesimet e masave shtrënguese, qofshin edhe me pikatore, (gjithnji duke u konsultuar me specialistet) janë shumë të rendesishme si në aspektin ekonomik, ashtu dhe në ate psikologjik. Virusin duhet ta mundim jo vetëm ne rrafshin mjekësor.
Sipas meje ka tre indikatore të rendesishem që duhet ta lejojne qeverine te beje lehtesime sado te vogla qofshin, se pari renia e qendrueshme e numrit të rasteve pozitive, mbani në konsiderate se ne gjurmojme rastet e kontaktit dhe pozitiviteti i mundshem eshte i lartë, se dyti renia e numrit të thirrjeve në telefonin e urgjences kombetare 127, dhe se treti rënia e numrit të shtrimeve në spitalet Covid.
2. Në ç’faze të pandemise jemi tamam në Shqiperi dhe si ta kuptojmë këtë?
Veshtire ta themi me saktesi, por une mendoj se jemi në kreun e gjysmës së pare te saj dhe fillimin e gjysmës së dyte, qe do jete më e gjate, pasi epidemitë nuk i kane simetrike gjysmat. Këtë duhet ta kuptojmë si fiillimi i një fundi relativisht të gjate në kohe, afër 2 muaj, por me raste te pakta, gjatë majit sporadike, me ritem trasmetimi të ulet, i cili i lejon qeverisë të lehtesojë në mënyre graduale por konsistente masat shtrënguese me perjashtime të vogla. Gjithmonë duke mos ulur për asnje moment kujdesin!
3. Mortaliteti nga Covid-19 në Shqipëri (23) raste. A është e vertete se është më i larti në rajon dhe Europë siç thonë disa?
Jo, nuk është vertet më i larti, e kam thëne dhe here te tjera, ne Itali psh është mbi 11%, por epidemia vazhdon dhe ne duhet të presim fundin per të bërë analizen, se dyti ne kemi implementuar qasje tjeter per testimin ne raport me rekomandimet e OBSH, duke gjurmuar rstet e kontaktit, kesisoj pozitiviteti i testimeve është me i larte, mbi 10-12% por numri absolut i rasteve pozitive i më i ulet në raport me rajonin dhe rrjedhimisht perqindja relative e vdekshmerisë në dukje më e larte. Sidoqoftë sa i takon indikatoreve të kesaj pandemie, si lloji i ecurise, efektet e masave të distancimit social, rastet e sëmura, rastet e sheruara etj ne kemi indikatore performance shumë të mirë deri tani.
AlpeNews.al