• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI I ORGEST BILBILIT/ Artan Hoxha zbulon DETAJE: E habitshme se si…
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTIMI I ORGEST BILBILIT/ Artan Hoxha zbulon DETAJE: E habitshme se si…

10 April, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari Artan Hoxha ka folur për konfliktin me armë mes Orgest Bilbilit me efektivin e policisë në Tiranë, ku ky i fundit e goditi killerin e shumekerkuar lushnjar pasi ai i ka drejtuar pistoletën.

Hoxha theksoi se Bilbili është i dyshuar dhe i akuzuar per nje seri ngjarjesh të ndodhura gjate 8 viteve  të fundit në Lushnje, që kanë detyruar disa familje të largohen nga qyteti për shkak se u rrezikohet jeta.

“Nga ky qytet janë larguar 30 familje jashtë shtetit për ti shpëtuar kanosjes me jetë. Është e çuditshme që një personazh të tillë ta arrestojë një polic i vetëm. Forcat speciale kanë bërë me dhjetëra operacione për Orgest Bilbilin dhe Laert Haxhiun edhe pse në një pjesë të mirë të operacioneve kanë pasur informacion të sakta të vendodhjes se këtyre personazheve, nuk kanë mundur ti arrestojnë.

Orgest Bilbili eshte i dyshuar për vrasjen e Besmir Hides dhe të biznesmenit Enver Boriçit që u vra në lokalin e tij.

Gjatë gjithë kësaj kohe nga informacionet që kam pasur këta dy persona nuk janë larguar asnjëherë nga territori i Shqipërisë, madje as nga qarku i Fierit pasi kanë pasur mbështetje të madhe financiare dhe baza për tu strehuar. Një grup tjetër shumë i rëndësishëm në zonën e Myzeqesë, i perfshire ne trafikun nderkombetar te narkotikeve ka financuar levizjen e tyre brenda territorit të Shqipërisë duke mos u larguar asnjë moment”, deklaroi Hoxha, në një lidhje të drejtperdrejtë me “ABC News”.

Sa gjasë ka që efektivi i policisë ta ketë njohur?

Hoxha: Në fillim mendova që skuadra operacionale mund të ketë zbuluar levizje të Orgest Bilbilit. Oficeri i Policisë po ta dinte se me kë kishte të bënte nuk do ta kishte marrë përsipër ta ndiqte i vetëm, por do ta mbante në mbikëqyrje.

Duke pritur te vinin perforcime, si nga patrulla e pergjithshme ashtu dhe nga reparti special RENEA. Reagimi i punonjësit të policisë ka ndodhur në momentin kur Orgest Bilbili ka futur dorën në çantë dhe ka tentuar të nxjerrë pistoletën. Ne kete moment polici ka pare armen e Bilbilit dhe ka hapur zjarr. Fakti qe polici edhe pse i vetem, ka kembengulur ta kontrolloje fizikisht Bilbilin, deshmon se ka pasur një dyshim te forte se ky personazh diçka fshihte.

Duke patur parasysh kush eshte Orgest Bilbili, fakti qe akuzohet si autore i disa vrasjeve tipike mafioze me pagese, qe leviz i armatosur dhe perben rrezikshmeri te larte dhe qe i ka shpetuar dhjetera operacioneve te forcave speciale, arrestimi i tij nga nje polic i vetem perben nje akt te guximshem.

Hetimi bëhet nga Prokuroria dhe duhet të ketë parasysh rrethanat në të cilën ka ndodhur ngjarja. Duhen zbardhur me detaje cdo element te ngjarjes. Sidomos duhet te gjendet mundesisht brenda disa oresh baza në të cilën strehohej ky personazh, gje qe do të çojë në zbulimin e provave qe kane lidhje me ngjarje të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË KOHË KORONAVIRUSI/ Akuzohet se vrau dhe dogji trupin e vëllait, gjykata jep masën për shqiptarin
Previous article “NJË TËRMET PËR NE”/ Asnjë nga 10 fëmijët nuk i shkon dot në varrim, gjyshja përcillet e vetme në banesën e fundit

F.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT