• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGJARJA NË TIRANË/ Qytetari i nxjerr armën policit, efektivi i Shqiponjave e qëllon në këmbë…Plagoset edhe një këmbësore
Home
Breaking News

NGJARJA NË TIRANË/ Qytetari i nxjerr armën policit, efektivi i Shqiponjave e qëllon në këmbë…Plagoset edhe një këmbësore

10 April, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në Tiranë. Një qytetar nuk i është bindur urdhrit të policisë për të nxjerrë dokumentin identifikues, ku në ndjekje e sipër ka nxjerrë armën nga një çantë duke kërcënuar me jetë një efektiv të forcave Shqiponja. Në një komunikim për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, tha se efektivi është detyruar të qëllojë ndaj personit të dyshuar, duke e lënë të plagosur, ndërkohë që një plumb rastësor mori edhe një qytetare që  ndodhej pranë zonës. Të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë. Jaupi tha se personi në fjalë dyshohet të jetë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, por pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve për të faktuar dyshimet e tyre, që aktualisht siç ai tha lidhen me një person në kërkim.

“Një punonjës policie i cili kërkon dokumentet e identifikimit një qytetari, nuk i është përgjigjur. Në momentin që i ka kërkuar çfarë keni në çantë, qytetari është larguar me vrap në drejtimin pas nesh, punonjësi i policisë e ka ndjekur, dhe sapo kalon kthesën e parë qytetari i ka drejtuar armën punonjësit të policisë, ai e ka paralajmëruar ulni armën se do iu qëlloj dhe ka qëlluar një herë në ajër. Qytetari ka lëvizur me vrap, dhe në kohën që punonjësi i policisë e paralajmëron përsëri të ulë armën të dorëzohet, ai ka drejtuar armën dhe i ka thënë policit po të qëlloj nëse nuk largoheshin. Punonjësi ka qëlluar në drejtim të tij dhe e ka plagosur, aktualisht ndodhet në spital, është plagosur në këmbë, por akoma nuk kemi një informacion të saktë në afërsi të kësaj skene ka qenë një qytetare që edhe ajo ka marrë një plumb në këmbë, nga punonjësi i policisë. nuk e kemi identifikuar akoma por dyshimet janë se kemi të bëjmë me një të rrezikshëm të shpallur në kërkim. do ju japim informacion sapo ti marrim gjurmët. Punonjësi i policisë është me përvojë i ekipit shqiponjave ishte i vetëm, dhe ka vepruar në bazë të procedurave standardë të punës, ne kemi ngritur grupin e punës për identitetin e personit që pak a shumë kemi një emër por do jua bëjmë me dijë me vonë. Momentalisht janë jashtë rrezikut të dy, në spitalin e traumës po punojnë mjekët. Efektivi nuk është qëlluar, është në drejtorinë e policisë Tiranë për veprimet procedurale”, tha drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË AUTOSTRADËN TIRANË-DURRËS/ Përplasen dy makina, plagosen nënë e bir (VIDEO)
Previous article KORONAVIRUSI/ 5 qytetarëve në Lezhë u merret tamponi, rezultojnë TË GJITHË negativ

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

U ARRESTUA NË PROTESTËN PARA KUVENDIT/ MOMENTI i lirimit të Niko Qarkajt! I riu ngjitet në kangjellat dhe hedh vezën drejt komisariatit nr.3 Aktualitet

U ARRESTUA NË PROTESTËN PARA KUVENDIT/ MOMENTI i lirimit të Niko Qarkajt! I riu ngjitet në kangjellat dhe hedh vezën drejt komisariatit nr.3

ZJARRI SHKATËRRIMTAR NË FIER/ Driza në flakë, evakuohen familje dhe rrezikohen fshatra të tëra Aktualitet

ZJARRI SHKATËRRIMTAR NË FIER/ Driza në flakë, evakuohen familje dhe rrezikohen fshatra të tëra

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT