• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
84 VJEÇ DHE KËRKON T’I RIKTHEHET BLUZAVE TË BARDHA/ Mjeku në pension: Nuk kam frikë, dua të ndihmoj njerëzit (VIDEO)
Home
Sociale

84 VJEÇ DHE KËRKON T’I RIKTHEHET BLUZAVE TË BARDHA/ Mjeku në pension: Nuk kam frikë, dua të ndihmoj njerëzit (VIDEO)

9 April, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Është 85 vjeç, por gëzon ende pasionin, energjinë dhe vetësakrifikimin që i ka mësuar dhe diktuar prej vitesh bluza e bardhë e mjekut. Josif Qyqe është mjek në pension dhe jeton në zonën e Kamzës, ndërsa në këtë kohë të vështirë lufte me koronavirusin, ai nuk dëshiron të ‘struket’ në shtëpi, por të jap kontributin e tij krah kolegëve që po përballen me këtë situatë.

 

Përmes një letre dërguar për Repolitix,  kërkesa e 85-vjeçarit për t’iu bashkuar bluzave të bardha,  ka prekur të gjithë stafin e redaksisë  së Report Tv dhe ka merituar duartrokitjet dhe mirënjohjen  e gjithsecilit prej nesh.

Mjeku në pension Josif Qyqe dëshiron t’i vijë në ndihmë komunitetit ku jeton në zonën e Kamzës dhe miqve të tij, që vuajnë nga diabeti. “Nuk dua të jap vetëm këshilla nga telefoni, por të ofrojnë ndihmën time”, shprehet 85-vjeçari dhe gjithçka që kërkon është të pajiset me mjetet e duhura dhe është gati për të kryer detyrën e tij dhe të mbajë betimin e Hipokratit të kryer që në rininë e tij.

“Ne kemi dezinfektuar të gjithë zonën. Unë dua të jem aktiv në lidhje me mbrojtjen e zonës. Unë dua t’i vij në ndihmë pensionistëve në lagjen time, në Kamëz. Të pajisem me mjete dhe jam gati. Mosha është e rrezikuar por nuk duhet të qëndroj pasiv. Luftojmë për përmirësimin e shëndetit. Unë nuk kam frikë se e kam mbushur moshën. Në lagjen time kam shokë me diabet, 12 veta. Shkoj dhe kujdesem duke i matur diabetin dhe rekomandoj dhe këshillat që jep edhe doktor Kalo. Duhet të jenë të rregullt edhe në pirjen e ilaçeve. Unë nuk dua të jap këshilla vetëm në telefon. Ofroj ndihmën time për qytetarët e lagjes ku unë jetoj”, shprehet mjeku në pension.

85-vjecari ka nisur punën e tij si mjek i përgjithshëm në vitin 1960 në qytetin e Kukësit. Ka mbi 20 vite që ka dalë në pension, por sot ende arrin të dëgjojë zërin e brendshëm që e thërret për t’iu bashkuar kauzës ‘të shpëtojmë jetë’.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRITET NUMRI I TË VDEKURVE NË ITALI/ Në 24 orë koronavirusi ka vrarë 610 persona, rriten rastet e infektimeve të reja
Previous article KORONAVIRUSI/ Shkon në 2,396 numri i viktimave në Holandë

k.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT