• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KATASTROFA NË ITALI/ Mjeku shqiptar: Ja POLEMIKA që kemi! Tamponi nuk është provë për koronavirusin
Home
Sociale

KATASTROFA NË ITALI/ Mjeku shqiptar: Ja POLEMIKA që kemi! Tamponi nuk është provë për koronavirusin

8 April, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në një kohë kur vendi ynë prej disa javësh po përballet me pandeminë globale COVID-19, Alban Beltoja, mjeku shqiptar që punon në spitalin e Lodit në Itali, pohon se shifrat e të prekurve kudo në botë mund të jetë 10 herë më i lart se ai që është raportuar.

Në një intervistë përmes skype për ‘Neës24’ mjeku tha se tamponi nuk i vë ‘vulën’ sëmundjes së COVID, pasi në disa raste pacienti mund të rezultojë edhe negativ. Sipas tij janë shenjat klinike, radiografia, skaneri, ato që tregojnë prekjen nga virusi vrastar.

Teksa u ndal tek situata në Itali, profesor Beltoja tha se tashmë situata po qetësohet, pavarësisht se numri i vdekjeve është i lartë. Ai tha se shumë mjekë që u prekën nga koronavirusi, tashmë janë rikthyer në punë.

“Të sëmurët që ndjek, jo vetëm të sëmurët e Lodit, ka shumë të sëmurë që janë shëruar plotësisht. I janë kthyer jetës së përditshme. Kemi pasur dhe raste të moshave të mëdha. Shumë kolegë janë shëruar dhe janë kthyer në punë. Tamponi nuk i vë ‘vulën’ sëmundjes. Një tampon nuk është një e dhënë e fortë për COVID. Se dhe mund të mos e tregojë. Shenjat klinike, shenjat radiografike, në skaner, janë ato që vihet diagnoza. Një tampon negativ, s’do të thotë asgjë se është i tillë. Por tamponi më i sigurt është ai i marrë poshtë frymëmarrjes.”, tha mjeku.

Po ashtu Beltoja theksoi se të gjitha kartelat mjekësore të personave që kanë humbur jetën në Itali do të rishikohen, për të parë nëse ata kanë vdekur nga COVID, apo nga sëmundje të tjera dhe pse kanë qenë pozitiv ndaj virusit.

“Ka pasur një polemikë që është bërë në Itali, nëse ata kanë vdekur nga COVID, apo me COVID. Do vijë dita që të shihen kartelat, nëse ata kanë vdekur nga COVID, apo nga sëmundje të tjera dhe që kishin dhe konroanvirus. Numri i të sëmurëve që po vdesin, është më i madh se normalisht. Epidemia e COVID ka ndikuar për rritjen e vdekshmërisë. Do të kishte vlerë analizimi i situatës. Jam në dijeni të një analize që i është bërë një të sëmure në Lombardi. 1591 të sëmurë janë trajtuar në terapi intensive në Lombardi në këto 3 javë.

Ky studim doli dje dhe tregon saktë atë çka pamë dhe që po shohim sot. Është një realitet që e shikojmë ditë për ditë. Vdekshmëria e personave që kanë arritur në terapi intensive është gjë tjetër. Përqindja e madhe e vdekjeve janë mbi grupmoshën 70-80 vjeç. Është ajo kategori që dhe në kushte normale nuk do të trajtohej dot në terapi intensive. Ne dimë tashmë që kjo sëmundje, është e re për ne. Përsa i përket trajtimit reanimator. Janë shumë organe, njëra pas tjetrës që në pak kohë çedojnë, ndaj kanë humbur jetën dhe mosha të reja. Në spitalin tonë moshën më e re që kemi humbur ka qenë 50 vjeç”, pohoi ai.

Ndër të tjera mjeku shqiptar tha se në Itali vijohet ende me lëvizjen e kufizuar, ndërsa theksoi se duke nisur nga nesër mund të kryet testi i popullatës për të parë nëse kanë ‘kujtesën’ e këtyre viruseve.

“Ne vazhdojmë me kufizimet e orareve siç kanë qenë. Këto ditë kemi dhe detyrimin që të kemi një maskë. Aktivitetet prodhuese esenciale janë të hapura. Shumë aktivitete të tjera që mund të kryhen nga shtëpia, janë të mbyllura. Mësimi kryhet online në mëngjes. Epidemia e viruseve korona kanë një veçanti. Ato mund të luftohen shumë mirë me masat e izolimit.

Ai është kyçi. Pamë se çfarë ndodh nëse nuk izolohemi, virusi lëviz lirisht. Sa i përket eksperiencës tonë, janë bërë testime tek simptomatikët. Tani strategjia po ndryshon. Ka mundësi që nesër, që testohet nëse personat kanë kujtesën e viruseve. Kategoritë që do të testohen të parët, janë personeli mjekësor. E më pas gjithë popullsia për të lejuar qarkullimin me kujdes, me maska.

Imuniteti i turmës është një koncept i vjetër, dhe nuk jam pro prekjes së të gjithë turmës. COVID-19 është virus i ri. Ne nuk kemi imunitet, pasi nuk kemi qenë në kontakt me të. Me këtë virus, është hera e parë. Numri në total i të prekurve në Itali dhe në shtetet e tjera nuk është ai që jepet zyrtarisht. Mund të jetë 10 herë më i madh. Në Itali mendohet të jenë 5-6 mln të prekur”, përfundoi mjeku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHENJTORËT E VËRTETË JANË MJEKËT"/ Papa Françesku: Disa politikanë në Europë më kujtojnë Hitlerin
Previous article SHBA/ Senatori Bernie Sanders tërhiqet nga gara, i hapet rruga nominimit të Joe Bidenit

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

U ARRESTUA NË PROTESTËN PARA KUVENDIT/ MOMENTI i lirimit të Niko Qarkajt! I riu ngjitet në kangjellat dhe hedh vezën drejt komisariatit nr.3 Aktualitet

U ARRESTUA NË PROTESTËN PARA KUVENDIT/ MOMENTI i lirimit të Niko Qarkajt! I riu ngjitet në kangjellat dhe hedh vezën drejt komisariatit nr.3

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT