• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË VIJËN E PARË TË RREZIKUT/ Mjekët që u infektuan me Covid-19 dhe triumfuan
Home
Ekskluzive

NË VIJËN E PARË TË RREZIKUT/ Mjekët që u infektuan me Covid-19 dhe triumfuan

8 April, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Bluzat e bardha janë çdo ditë në vijën e parë të rrezikut në “luftën” që ka perfshirë të gjithë botën, ate kundër Covid-19. Si të tillë, për shkak te kontakteve të afërta me pacientët e prekur edhe mjekët shqiptarë janë infektuar por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka patur gjendje të rënduar.

Dy prej tyre, Skënder Brataj dhe Dhimitër Kraja janë drejt shërimit total, teksa ndodhen edhe në shtëpi. Nga ana tjetër, mjeku reanimator Roland Xhaxho që u infektuar vetëm pak ditë më parë ndodhet i shtruar në spital por gjendja e tij paraqitet stabël e pa komplikacione.

Skënder Brataj

Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare rezultoi pozitiv me Covid-19. Prej dy javësh, Brataj ndodhet i vetëizoluar në shtëpi, teksa disa ditë me parë vetë Brataj konfirmoi se është drejt shërimit.

““Në fillim të shtunën, pastaj të dielën me temperaturë të lartë, me kollë, dhimbje trupi gjithandej sikur të ka rrahur njeri gjithandej, dhimbje koke. Sot jam më mirë. Dhimbjet janë graduale. Po më thonin që ishe shumë i lodhur. Unë që të shtunën e shikoja që nuk kisha shumë rezistencë. Por s’kisha dhimbje, ishte lodhja. Normal që dhe organizimi, mekanizmat e humbasin efektin e tyre. Të dielën filloi temperatura, dhimbja në çdo pjesë të trupit. Ajo është gjëja më e tmerrshme, s’rri dot në një vend. Rrotullohesh gjithëandej, temperatura kalon 39 apo 39 e gjysmë është problem. Por për fatin e mirë u kontrollua. Dhe je dhe vetë mjek dhe e di si do shkojë”, u shpreh Brataj.

Dhimitër Kraja

Mjeku në pension Dhimitër Kraja që ju bashkua vullnetarisht pak ditë më parë luftës së bluzave të bardha (pasi ksihte dalë ne pension) te Infektivi kundër COVID 19, ka rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Pasi u shtrua tek Infektivi ku dhe qendroi disa ditë, ministria njoftoi se Kraja ia doli të trimfonte mbi Covid-19.

Vetë ministrja e shendetësisë beri me dije ditën e djeshme, se mjeku është gati të rikthehet.

Momenti kur mjeku lë Infektivin:

Roland Xhaxho

Mjeku i njohur reanimator Roland Xhaxho është infektuar me koronavirus dhe ndodhet i shtruar në Spitalin Infektiv në QSUT. Ministria e Shëndetësisë tha se mjeku paraqitet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ MSH: Në dy spitalet COVID kemi 58 pacientë, 4 të intubuar janë shtruar në COVID-2
Previous article KORONAVIRUSI/ Vatër e re në Fier, 6 nga 7 anëtarë të një familje pozitiv me COVID 19

F.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT