• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Gjermania kërkon vullnetarë për Virologjinë, dy kushtet që duhen plotësuar
Home
Nderkombetare

LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Gjermania kërkon vullnetarë për Virologjinë, dy kushtet që duhen plotësuar

8 April, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Instituti gjerman për Virologjinë Robert Koch po kërkon vullnetarë që përdorin smartwatch dhe janë të gatshëm t’i vënë në dispozicion të dhënat e tyre për të ndihmuar në mospërhapjen e virusit.

Sigrun Späte nga Dortmund e mban pothuajse gjithmonë me vete orën e saj Smartwatch. Por tani të dhënat që mat dhe regjistron ora si pulsi, rrahjet e zemrës, hapat apo fazat e gjumit Sigrun Späte nuk i mban më vetëm për vete por ia vë në dispozicion Institutit gjerman për Virologjinë Robert Koch (RKI).

“Unë dua t’u ndihmoj shkencëtarëve që të mbledhin sa më shumë të dhëna që të jetë e mundur në mënyrë që të luftojnë virusin Corona”, thotë ajo për DW. “Kjo është arsyeja pse po marr pjesë në këtë projekt.” Që nga dita e sotme, personat që kanë Smartwatch mund t’ua vënë në mënyrë anonime në dispozicion të dhënat e tyre virologëve të RKI-së.

Ndryshimet në ritmin e gjumit, të aktivitetit fizik apo një rritje e rrahjeve të zemrës kur dikush nuk po kryen ndonjë aktivitet – janë për studiuesit sinjale, se dikush mund të jetë infektuar me virusin Corona. Me këtë RKI do të krijojë një hartë që tregon përhapjen e virusit.

Të dhëna sa më të sakta për përhapjen e virusit Corona

Shpresojmë që në këtë projekt të marrin pjesë shumë vetë, thotë Presidenti i RKI-së Lothar H. Wieler, sepse “sa më shumë njerëz të na vënë të dhënat e tyre në dispozicion, aq më të sakta bëhen gjetjet tona për përhapjen e virusit Corona.” Wieler shpreson së këto të dhëna do të ndihmojnë për të identifikuar vatrat e infeksionit dhe kjo mund të ndihmojë për të gjykuar më me saktësi për efektivitetin e masave kundër Coronës dhe përhapjen e saj.

Në Gjermani dhe disa vende të tjera të Evropës po diskutohet dhe punohet aktualisht për një aplikacion për të regjistruar se kush mund të ketë pasur kontakt apo të ketë qenë pranë personave të infektuar dhe kush mund të jetë infektuar. Për këtë mund të përdoren të dhëna të përfituara me Bluetooth ose GPS. Sidoqoftë, ende nuk është e qartë saktësisht se si do krijohet aplikacioni i ri në luftë me virusin Corona./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË ITALI/ Qeveria projekton kalimin në fazën 2, rinisjen e aktiviteteve dhe zbutjen e masave të izolimit
Previous article KORONAVIRUSI/ Si e paralajmëroi COVID-19 këshilltari i Donald Trump, alarmi që ngriti prej muajit janar

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë Botë

TRONDITET SËRISH POLONIA/ Sulmi i tretë me thikë brenda pak ditësh, tre të plagosur në një kolegj në Varshavë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën Botë

TMERR NË FLORIDA/ Uragani Isaias godet vendin, mbi 850 mijë familje pa energji elektrike. Një grua humb jetën

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale Botë

PAMJE DRAMATIKE NGA PANAMAJA/ Tërmeti i fuqishëm shemb ndërtesa dhe një katedrale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT