• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Rama: Do paguhen 1000 euro mbi pagën ata që janë në vijën e zjarrit, jo me detyrë në territor
Home
Politikë

LUFTA KUNDËR KORONAVIRUSIT/ Rama: Do paguhen 1000 euro mbi pagën ata që janë në vijën e zjarrit, jo me detyrë në territor

7 April, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se premtimi i tij për të dhënë 500-1000 euro shpërblim do të jetë vetëm për ata mjekë dhe infermierë që janë në vijën e zjarrit dhe jo të të gjithë bluzave të bardha në spitalet në vend. Ky reagim vjen pas peticionit të mjekëve të Urgjencës së Lezhës, me këta të fundit që refuzuan shpërblimin prej 5 mijë lekësh, me argumentin se u ishte premtuar ndryshe.

Në deklaratën e tij, ku thotë “e kam thënë shqip”, Rama i referohet deklaratës së tij të dhënë më 10 mars, i cili ka bërë me dije se do të përfitojnë nga ky shpërblim mjekët dhe infermierët që punojnë në spitalet COVID në Shqipëri, që aktualisht në funksion janë Spitali Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”. Gjithashtu përfitojnë vetëm mjekët dhe infermierët që shkojnë për vendosjen e tamponëve që marrin analizat tek zona e blinduar e infektivit, sanitarët dhe shoferët e ambulancave.

Kryeministri Rama ka pasur edhe një përgjigje për PD-në, e cila i mbështeti duke e quajtur si një tregues i qartë që Rama është mashtrues që nuk mban premtimet e dhëna.

“Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë! Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cenon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim”, tha Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

Ditën  e sotme, mjekët e spitalit të Urgjencës në Lezhë i kanë dërguar një peticion Ministrisë së Shëndetësisë ku kërkojnë që të paguhen 500-1000 euro me argumentin se deri tani kanë trajtuar 14 pacientë me COVID-19 dhe janë mjaft të rrezikuar në punën e tyre. Ato refuzuan shpërblimin prej 5 mijë lekësh që u është dhënë për muajin mars, duke u shprehur se janë të indinjuar për mungesën e vlerësimit. Për këtë reagoi edhe Partia Demokratike, të cilët e quajtën një mashtrim publik nga ana e kryeministri Edi Rama, e ndërsa presidenti Ilir Meta ka qenë më i rezervuar në reagimin e tij, duke thënë se heziton të bëjë një koment pasi nuk ka informacion të saktë. Nga Lezha, Meta tha se është i bindur që qeveria do të mbajë premtimin e dhënë për bluzat e bardha në këtë periudhë emergjene të shkaktuar nga COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KARANTINA BËN TË VETËN/ Albani tjetërsohet nga flokët e gjatë
Previous article KORONAVIRUSI/ Rama: Mbërrijnë 6 autoambulancat e para nga Turqia me të gjitha pajisjet e një urgjence lëvizëse (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

DYSHIME PËR RRËMBIM/ Humbet kontakti me Inez Hajrullën, policia verifikon pistën e zhdukjes së tij Aktualitet

DYSHIME PËR RRËMBIM/ Humbet kontakti me Inez Hajrullën, policia verifikon pistën e zhdukjes së tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT