Ministri i Shëndetësisë në Francë Olivier Veran deklaroi se vendi nuk ka arritur ende kulmin e shpërthimit të pandemisë Covid-19.
“Ne jemi akoma në një fazë përkeqësimi të epidemisë,” i tha Veran transmetuesit BFM TV.
”Masat e kontrollit të vendit dhe kufizimet do të zgjasin deri sa të jetë e nevojshme.
Prefektët, përfaqësuesit e shteteve në një rajon, kanë ndaluar shumicën e tubimeve. Varet nga prefektët që të vendosin rast pas rasti nëse duhet të forcojnë masa siç janë imponimi i kufirit ose ndalimi i tregjeve të fermerëve”, deklaroi Veran.
Kjo deklaratë vjen pas shiifrave dramatike të regjistruara në Francë; 833 viktima nga Covid-19 u shënuan brenda 24 orëve.
Franca ka regjistruar 98.984 raste dhe 8,911 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.


