• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PS NUK HARRON METËN/ Ligjet diskutojnë sot dy dekretet e Presidentit
Home
Politikë

PS NUK HARRON METËN/ Ligjet diskutojnë sot dy dekretet e Presidentit

7 April, 2020 Delo.autor Politikë

Shtetërrethimi i vendosur nga koronavirusi nuk ka ndalur përplasjet mes mazhorancës dhe Presidentit. Sot Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë dy dekretet e Kreut të Shtetit që kanë të bëjnë me ligjin anti-KÇK si dhe atë të pronave. Mësohet se në të dy rastet socialistët këmbëngulin për të mos ndryshuar nenet, duke rrëzuar vendimet.

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk kanë asnjë reagim përsa i përket shqiptarëve të bllokuar në pikat kufitare të Kapshticës, Kakavijës dhe Hanit të Hotit.

Po kjo nuk i ka ndaluar socialistët të mendojnë për rrëzimin e dekreteve të Presidentit Ilir Meta.

Sot anëtarët e Komisionit të Ligjeve do të diskutojë aktin normativ anti-KÇK të kthyer nga Kreu i Shtetit me argumentin se më këtë ligj Këshilli i Ministrave tejkalon kompetencat Kushtetuese dhe shkel të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Gjithashtu kryetari i grupit socialist Taulant Balla pritet të “hakmerret” ndaj Ilir Metës për kthimin e ligjit për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë.

Sipas Presidentit kreu i grupit parlamentar ka tentuar të mbajë të fshehtë kërkesën për rihapjen e legalizimit për ndërtimet e bëra pas vitit 2014.

Madje ai shton se socialistët po kërkojnë ta përdorin politikisht këtë nismë.

Në argument, Kreut i Shtetit shton se në draft nuk ka afat për kompensimin e pronarëve që toka u merret nga ndërtimet informale, si dhe nuk ka dëmshpërblim të drejtë për banesat që shemben.

Ashtu siç ka ndodhur edhe më parë të dy dekretet e Presidentit Ilir Meta do të rrëzohen nga socialistët në Komisionin e Ligjeve dhe më pas në seancën plenare, e cila pritet të mbahet në gjysmën e dytë të muajit.

Pavarësisht se nga njëra ana kryesocialisti Rama shprehet se nuk do të merret me asnjë çështje tjetër përveç luftës ndaj COVID-19, nga ana tjetër ka urdhëruar që luftën me Presidentin ta vijojnë socialistët e tjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GJYSHI U SHËRUA NGA COVID-19"/ Shënimi prekës nga familjarët për profesor Krajën: Jeni idhull i çdo mjeku
Previous article KORONAVIRUSI/ Quo vadis shoqëri e hapur? COVID-19 dhe pasojat

Delo.autor

Postime të ngjashme

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT