Ndërsa në Itali mbeten ende të forta masat e izolimit për shkak të pandemisë nga koronavirusi, akoma nuk dihet se si do të bëhet për hapjen e shkollave si dhe për provimet e diplomës për shkollat e mesme.
Deri tani po qarkullojnë dy hipoteza, ajo e rikthimit në shkollë por duke krijuar mundësi për ruajten e distancës mes nxënësve dhe ajo e zhvillimit të provimeve jo me shkrim por vetëm me gojë.
Ministrja e Arsimit Lucia Azzolina tha se qeveria është duke përfunduar strategjitë në bazë të zhvillimeve të emergjencës shëndetësore.
Hipotezat për diplomën e shkollës së mesme dhe provimet e shkollës së mesme
Ndërkohë, sot qeveria italiane duhet të shpall një tjetër dekret ku parashikohen edhe zgjidhjet e mundshme për situatën në shkolla.
Në provat e pjekurisë, ministrja konfirmoi hipotezat që kanë qarkulluar ditët e fundit. Ekzistojnë dy skenarë: nëse do ketë kthim në shkollë deri më 18 maj, do të ketë një test kombëtar të gjuhës italiane dhe test oral për ata që do diplomohen. Nëse jo, mundet që studentët të paraqesin një punim të bërë me mësuesit e tyre i cili do të shqyrtohet gjatë provimit përfundimtar. Gjithsesi në të gjitha rastet provim do të ketë.


