Ditën e djeshme ndërroi jetë në moshën 80 vjeçari Mjeshtri i Madh i humorit Gëzim Kruja pasi kaloi momente të vështira shëndetësore.
Një jetë në skenën shkodrane të humorit, por sot si pasojë e masave të marra ndaj COVID 19, nuk i jepet dot lamtumira e fundit përmes një ceremonie dinjitoze, siç ai e meritonte.
E megjithatë, qytetarët shkodranë kanë menduar ta nderojnë një mënyrë tjetër, duke dalë nëpër ballkone e duke duartrokitur.
Nisja për në banesën e fundit, do të bëhet në orën 12:00 nga shtëpia e tij në lagjen “Dergut”, pranë shkollës “Oso Kuka”.


