Drejtori Ekzekutiv i Human Rights Watch, Kenneth Roth, ka folur për ndikimet e SHBA-së, dhe rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Përmes një postimi në Twitter, Roth ka thënë se në padurimin e saj për të mbështetur dikë që mund të arrinte një marrëveshje paqeje me Serbinë, administrata e Trumpit, mbështeti rrëzimin e qeverisë Kurti.
Më tej tha se nga shumica u mendua se Kurti është shansi i vetëm që Kosova të shpëtojë nga liderët e korruptuar.
Postimi në Twitter
”Në padurimin e saj për të mbështetur dikë që do të ndërpresë një marrëveshje paqeje me Serbinë, administrata Trump mbështet rrëzimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të cilin shumë menduan se ishte “shansi i tyre i vetëm për të shpëtuar vendin nga liderët e korruptuar dhe luftëtarët e së kaluarës.”


