• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK KA COVID QË E ZHDUK PLAGËN QELBRRJEDHËSE”/ Mjeku Tritan Kalo: Me durim dhe besim ne do t’ia dalim
Home
Sociale

“NUK KA COVID QË E ZHDUK PLAGËN QELBRRJEDHËSE”/ Mjeku Tritan Kalo: Me durim dhe besim ne do t’ia dalim

6 April, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku i njohur i Infektivit, Tritan Kalo, iu drejtohet sërish qytetarëve me një mesazh të fortë, lidhur me përhapjen e gjerë që po merr ditë pas dite koronavirusi.

Teksa shkruan i revoltuar në “Facebook” se qytetarët po vijojnë të dynden rrugëve, mjeku infeksionist i këshillon ata që të qëndrojnë në shtëpi, të lexojnë, dëgjojnë muzikë, si dhe t’i gëzohen pranisë së familjarëve.

Ndër të tjera, Kalo jep një mesazh të fortë dhe për politiklën 30-vjeçare në vendin tonë, duke u shprehur se dasitë demon-kraci janë ulëritëse dhe koha postkovidiane detyrimisht që do të duhet të jetë ajo e korigjimeve të pabarazive socio-ekonomiko-politike

Mesazhi i Kalos:

Ku është VETNDËRGJEGJËSIMI…..”Kukamçefti’ është loja që NE po bëjmë me Covid-19. Dyndemi rrugëve për 8 orë midis orëve 05:00 – 13:00, dhe më pas NE vijojmë dhe e gënjejmë veten, se po i fshihemi rrezikut të infektimit prej tij, duke qëndruar të mbyllur në shtëpi deri të nesërmen, kur tia mësyjmë sërisht rrugëve të qyteteve tona….Për fatin tonë të keq, ANKTHIN e mbylljes na e shtojnë emisonet disa orëshe televizive me të sëmurët me Covid-19 në Shqipëri dhe nëpër Botë, me të vdekurit e shumtë të kësaj “flame” dhe NE pak shumë pak shohim art viziv, histori, gjeografi, dëgjojmë muzikë, humor, mënçurira e optimizëm socio-historiko-ekonomik nga këto ekrane….

EKSPERTIZA “COVIDIANE-19” po që edhe ajo vijon e rrjedh si lumë nga këto ekrane, dhe “i ziu qytetar i këtij vendi” NUKU di se çfarë të bëjë?….PROTAGONIZMI i kërkuar me çdo çmim e mjet në këto kohë shumë-shumë gri për shoqërinë tonë, është i dëmshëm dhe jo produktiv si në planin individual po ashtu edhe në atë shoqëror….BASHKËKOMBASIT e mi,QËNDRONI në SHTËPI, LEXONI, DËGJONI muzikë, GËZOJUNI pranisë së fëmijëve dhe të afërmve tuaj, GATUANI, FLISNI e flisni me plot dëshirë e pathos për JETËN me të dashurit tuaj, për aq kohë sa edhe ritmi i jetës ende nuk ju ka ripërfshirë në vorbullën e saj, sepse jeta NUKU është vetëm “zhytje në Detin e Zit të Covid-19”, dhe se çdo e keqe sado e madhe qoftë ajo paska edhe ndonjë element “mirësie” brënda saj….MBI TË GJITHA kurrë të mos ju mungojë SOLIDARITETI me ata, që e përballojnë jetën në mesin shumë e shumë vështirësive….

JANË nënat, baballarët, motrat, vëllezërit e fëmijët tanë edhe ata….DASITË socio-ekonomike të krijuara në këto 30 vite DEMON-KRACI janë ulëritëse, sepse në mënyrë pameritore shumë individë që deri dje “brekëgrisur e barkëtharë i gjeti mëngjesi, milionerë i zuri nata”, vetëm e vetëm sepse përftuan nga politikat rrënuese të ARDHMËRISË sonë……NUKU ka Covid-19 që ta’a zhdukë këtë PLAGË “të dhimshme e qelbrrjedhëse” të shoqërisë sonë të shpërfyturuar…..ME DURIM e BESIM ne do tia DALIM mbanë betejës kundër Covid-19, dhe KOHA POSTKOVIDIANE detyrimisht që do të DUHET të jetë ajo e korigjimeve të PABARAZIVE socio-ekonomiko-politike, NËSE ende NE bartim në zemër dëshirën e flaktë të të qënurit SHQIPTAR, si dhe atë të MBROTHËSIMIT të MËMËDHEUT tonë të përbashkët!!!

Ku është VETNDËRGJEGJËSIMI…..”Kukamçefti’ është loja që NE po bëjmë me Covid-19. Dyndemi rrugëve për 8 orë midis orëve…

Gepostet von Tritan Kalo am Sonntag, 5. April 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI NË SHBA/ Trump: Janë testuar 1.6 mln amerikanë, kemi bërë më shumë se në çdo vend
Previous article KORONAVIRUSI/ Kosova planifikon ta kalojë krizën e pandemisë me grante dhe borxhe

Delo.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT