• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Kosova vijon me masat për parandalimin e COVID-19, por kufizimi i qarkullimit përfundon më 12 prill
Home
Rajon

KORONAVIRUSI/ Kosova vijon me masat për parandalimin e COVID-19, por kufizimi i qarkullimit përfundon më 12 prill

5 April, 2020 k.autor Rajon

Qeveria e Kosovës ka vazhduar disa prej masave kryesore në përpjekje për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit, derisa masa e ndalimit të qarkullimit me orë të caktuara do të përfundojë më 12 prill.

Sipas njoftimit nga Qeveria në detyrë, në mbledhjen e 22-të korresponduese është vendosur që të vazhdojë ndërprerja e procesit edukativo-arsimor, të vazhdojë pezullimi i linjave të udhëtimit ajror dhe tokësor dhe të vazhdojë ndalimi i veprimtarive të restoranteve, klubeve të natës, e palestrave.

Kanë vazhduar edhe masat që ndalojnë hyrje-daljet nga Klina, Vitia dhe Malisheva.

Qeveria ka vazhduar edhe emergjencën për shëndetin publik.

Ndërsa vendimi që ndalonte qarkullimin e lirë të qytetarëve nga ora 17:00 deri në orën 06:00 në nivel vendi, do të ndërpritet më 12 prill, ashtu siç është thënë edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e vlerësoi antikushtetues këtë vendim.

“Situatën epidemiologjike, ministri në detyrë i Ministrisë së Shëndetësisë do ta ri-vlerësojë çdo ditë dhe në lidhje me secilin vendim të lartcekur, pas konsultimeve paraprake me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ministrive të tjera të linjës dhe ekspertët përkatës, mund t’i rekomandojë Qeverisë mbetjen në fuqi, ndryshimin apo plotësimin ose shfuqizimin e tyre. Vendimi obligon institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e tij, ndërsa ky vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës shfuqizon vendimin Nr. 01/18 i datës 28.03.2020 i cili rregullonte zbatimin e vendimeve të lartcekura”, thuhet në njoftim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Gazetarja Menada Zaimi: Çdo individ në SHBA do përfitojë 1200 $, fëmijët 500 $ (VIDEO)
Previous article STUDIMI I QENDRËS AMERIKANE PËR KONTROLL/ Kur një person konsiderohet i shëruar nga koronavirusi

k.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT