• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI/ Zv.ministrja e Brendshme jep lajmin e mirë: Nëse ulet numri i të prekurve, ndryshon orari i lëvizjes
Home
Politikë

KORONAVIRUSI/ Zv.ministrja e Brendshme jep lajmin e mirë: Nëse ulet numri i të prekurve, ndryshon orari i lëvizjes

4 April, 2020 k.autor Politikë

Home  Kryesoret

Zv.ministrja e Brendshme jep lajmin e mirë: Nëse ulet numri i të prekurve, ndryshon orari i lëvizjes

04/04/2020 17:12

Nëse javën e ardhshme do të kete një ulje të numrit të të prekurve me koronavirus, qeveria përmes akteve normatike do të ndryshojë oraret për lëvizjen e qytetarëve duke i çliruar ato.

Sipas zv/ministres së Brendshme, Rovena Voda duke parë situatën mund te kete disa lehtesi.

“Sigurisht nëse do të shikohet se do të ketë një lloj stabiliteti, pra nuk do të ketë një rritje tepër të madhe, apo në rastin më të mirë do të ketë rënie, ajo çka thënë edhe Kryeministri, besoj se do të bëhet duke çliruar oraret e kufizimeve me akte normatike, apo ajo çka është më e rëndësishme duke mundësuar rifillimin e aktiviteteve në disa sektorë të veçantë që janë jetik për ekonominë shqiptare”, deklaron Voda për “vizion plus”.

Nga 16 mars, janë vendosur me mijëra gjoba nga policia e shtetit për këmbësorët, shoferët e automjeteve dhe për bizneset që nuk kanë respektuar oraret e vendosura përmes aktit normative të qeverisë për masat e marra ndaj koronavirusit.

Sipas Vodës, qëllimi i këtyre masave ka qënë sensibilizimi i qytetarëve për rrezikun ndaj COVID-19, ku sipas statistikave zyrtare vihet re një ndërgjegjësim i qytetarëve për të respektuar oraret e lejuara të lëvizjeve.

“Nga 16 marsi deri më 31 mars kemi patur 1843 masa administrative për qytetarët, që nuk kanë respektuar rregullat e karantimimit. Po kështu kemi patur edhe 188 masa administrative për subjektet tregtare, që nuk kanë respekjtuar oraret e mbylljes së aktivitetit të tyre. Ka patur 1100 masa administrative për automjetet që kanë lëvizur pa patur një autorizim të caktuar apo kanë thyer orarin e lëvizjes së tyre”, tha zv.ministrja e Brendshme.

Më heret drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu përmes një mesazhi vlerësoi sakrificat dhe përkushtimin e të gjithë efektivëve të policisë në këto ditë të vështira në zbatim te masave kundër COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM MËRZITUR NGA PAMJET NË KOMBINAT"/ Rama: Disa hileqarë që mendojnë se ia hedhin edhe virusit
Previous article I PËRGJIGJET RAMËS/ Sërish Lubonja: Ai po më shpërfill se unë flas në emër të popullit

k.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT