Një aksident masiv ku janë përfshirë rreth 22 kamiona TIR dhe makina të tjera ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Haskovo të Bullgarisë ku fatkeqësisht kanë vdekur 2 kamionista, njëri shofer kamioni bullgar dhe tjetri shofer kamioni turk dhe ndërkohë janë plagosur 40 drejtues të tjerë, 6 prej të cilëve ndodhen në spitalin e Haskovos.
Në këtë aksident është përfshirë dhe një TIR me targa shqiptare siç e shihni në foto.
Fatmirësisht sipas të dhënave ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar dëmtime.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë tragjedi por mendohet të ketë qenë mjegulla e dendur dhe përgjumja e ndonjë kamionisti.








