Shkon në 31 numri i të infektuarve me Covid 19 në Shkodër nga 12 që ishin fillimisht.
Vetëm ditën e djeshme në Shkodër u konfimuan 10 raste të reja ndërsa sot janë konfirmuar edhe 8 të tjerë pozitivë.
Nga 20 mostrat e marra, 6 persona rezultuan pozitivë një familje në Dobraç dhe 3 në familjen Kiras, ndërsa dhjetëra të tjerë janë në karantinim. Mirëpo, qytetarët janë kujtuar vonë të izolohen pasi disa ditë më parë pushtuan rrugët dhe parqet me shëtitjet masive.
Sot, me këtë rritje, Shkodra, rrezikon pas Tiranës të kthehet në vatrën më të madhe të të prekurve me Covid 19. Si pasojë e virusit, në Shqipëri deri tani kanë humbur jetën 17 persona.


