Pandemia e Covid-19 po ndodh gjatë vitit ku do të mbahen zgjedhejt presidenciale në SH.B.A.
I pyetur nëse ndonjë gjë do të ndryshonte për shkak të virusit, presidenti Donald Trump: “Zgjedhjet e përgjithshme do të zhvillohen në nëntor.”
Ai hodhi poshtë idenë e mbajtjes së votave përmes postave, në vend që të hedhin votat në qendrat e votimit, në mënyrë që të vazhdojë të zbusë rrezikun e koronavirusit, shkruan BBC.
”Duhet të shkoni në një stendë dhe me krenari shfaqeni veten,” tha ai. ” Nuk duhet të votohet me postë.”
Ai shtoi se “të gjitha llojet e gjërave të këqija mund të ndodhin” në postë, duke pretenduar se votuesit do të mashtrojnë, dhe tha se ai miraton fuqimisht votimin me një foto ID.


