Koronavirusi ka prekur mbi 1 milionë njerëz në mbarë botën që kur u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës. Më shumë se 53 mijë të tjerë kanë humbur betejën me sëmundjen.
Por shifrat po rriten në mënyrë të frikshme në dy kontinente, Europë dhe SHBA. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar numrin më të lartë të të prekurve. Kete te premte janë më shumë se 245 mijë të infektuar, ndërsa numri i viktimave është rritur në mbi 6 mijë.
Administrata e Donald Trump u beri thirrje amerikanëve të qëndrojnë në shtëpi, si dhe të përdorin maska kur dalin nga banesat, në mënyrë për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Bill De Blasio citoi një studim që tregon se virusi mund të transmetohet nga njerëz të infektuar por që nuk kanë simptoma.
Më rëndë situata paraqitet në Nju Jork me 93,053 mijë pacientë, Nju Xhersi, Kaliforni, Micigan, të cilat shënojnë më shumë se 10 mijë të prekur.
Gjatë deklaratës së përditshme për shtyp për koronavirusin, Trump njoftoi se qeveria ka autorizuar korporata të mëdha amerikane të fillojnë prodhimin masiv të respiratorëve dhe paisjeve të tjera mjekësore,.
DONALD TRUMP
PRESIDENT I SHBA
“Po zhvillojmë tashmë mbi 100 mijë teste për koronavirusin në ditë. pra, janë njëqind mijë çdo ditë, janë shumë të sakta dhe po kryhen më shpejt se në çdo vend tjetër të botës.”
Madje presidenti i eshte neneshtruar edhe vete testit per COVID 19, dhe ka rezultuar negativ.
Por mbyllja e miliona njerëzve në shtëpi duhet se ka ndikuar në ekonominë amerikane e cila ka filluar të ndjejë pasojat e krizës. Sekretari i Thesarit Mnuchin njoftoi se rreth 350 miliardë dollarë janë në dispozicion të bizneseve të vogla.Ndërsa Banka Qëndrore Amerikane ka paralajmëruar se 15-20 milion vende pune në SHBA janë rrezik.


