• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TESTIMET/ Silva Bino: Kush ka dyshime, të punojë me epidemiologët në çdo shtëpi
Home
Sociale

TESTIMET/ Silva Bino: Kush ka dyshime, të punojë me epidemiologët në çdo shtëpi

3 April, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Shefja e departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, në përgjigje të kritikave të bëra për numër të vogël testimesh, ka sqaruar punën konkrete që bëhet në terren në këtë kohë shpërthimi të koronavirusit.

“Shumë njerëz flasin për TESTIM, pa e ditur që ai lidhet me hetimin dhe gjurmimin epidemiologjik, pa e kryer kurrë atë dhe pa i ditur sfidat që TESTIMI paraqet. GJURMIMI EPIDEMIOLOGJIK është themeli i çdo kontrolli të sëmundjeve infektive”- thote ajo, duke apeluar kedo qe ka dyshime, te bashkohet dhe te punoje bashke me epidemiologet ne terren.

Ministrja e Shëndetësissë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë mesazhin e saj.

Mesazhi nga Silva Bino

Shumë njerëz flasin për TESTIM, pa e ditur që ai lidhet me hetimin dhe gjurmimin epidemiologjik, pa e kryer kurrë atë dhe pa i ditur sfidat që TESTIMI paraqet.
GJURMIMI EPIDEMIOLOGJIK është themeli i çdo kontrolli të sëmundjeve infektive.

🔴Eshtë gjë e thjeshtë me fjalë e në letër, por nuk është dhe aq e kollajtë ta kryesh ashtu siç duhet në terren.
Shumica flasin pa e ditur çfarë është dhe si kryhet TESTIMI, sidomos në vende si yni.

🔴Për fat të mirë Shqipëria, ka një eksperiencë jo të vogël në këtë fushë. Ne kemi epidemiologë të terrenit, të cilët kohët e fundit janë pajisur edhe me aftësi të mira ANALITIKE, dhe e bëjnë këtë punë me një seriozitet shembullor.

🔴Shumë shpërthime lokale të COVID-19 janë zbuluar dhe frenuar falë punës skrupuloze dhe të pandalur, të EPIDEMIOLOGËVE tanë të terrenit. Nuk kemi pasur kohë, për shkak të shpejtësisë së ngjarjeve, që t’i paraqesim dhe përshkruajme, por do ta bëjmë këtë gjë, dhe jo vetëm në mediat tona, por edhe në artikuj e prezantime në botime ndërkombëtare.

Disa pika që mendoj se duhet të bëhen të qarta për publikun:

1. Qysh në Janar dhe fillim të Shkurtit, në Shqipëri janë GJURMUAR rastet dhe kontaktet e tyre, tek personat që ktheheshin nga Kina, apo që kishin lidhje me vendet e prekura atje.

2. Qysh në fillimet e Epidemisë në Itali, janë gjurmuar raste të dyshuara, tek persona që ktheheshin nga Italia, bashkë me kontaktet e tyre. Edhe në rastet kur pas testimit kanë rezultuar negativë, karantina për ta nuk është ndërprerë.

3. Më pas, u gjurmuan dhe po GJURMOHEN e TESTOHEN rastet dhe kontaktet e tyre jo vetëm të ngushta, por edhe ato të brezit të dytë, e deri të brezit të tretë. Megjithë vështirësitë që hasin epidemiologët tanë në terren, ne po punojmë çdo ditë, pa reshtur, pa u lodhur, pa u ankuar, shtëpi më shtëpi dhe rrugë më rrugë.

4. Çdo ditë, deri në orën 24.00 të natës apo deri dhe 02.00 të mëngjesit të ditës tjetër, bëhet bilanci i gjurmimeve, kontrolli i izolimeve dhe karantinës, dhe planifikohet çfarë do të kryhet të nesërmen, në bashkepunim me epidemiologët e ISHP.

5. Kush ka dyshime që kjo punë nuk është bërë, apo nuk po bëhet, është i/e lutur të vijë këtu dhe të punojë bashkë me ne dhe me epidemiologët tanë të terrenit, në çdo shtëpi. Për të kapur sa më herët rastet e dyshuara, por edhe ata që janë asimptomatikë. Ne i mirëpresim të gjithë, pasi kritikat më të mira janë ato që bëhen konkretisht dhe në terren, dhe jo ex-katedra, nga divani i shtëpisë apo ekrani i televizorit.

6. Sëmundja ka ende shumë të panjohura. Por vetëm duke analizuar të dhënat tona, dhe duke nxjerrë konkluzione prej tyre si dhe duke mësuar prej vendeve me eksperienca shumë më të mira se sa ne, do të mundemi të bëjmë veprimet e duhura në të ardhmen. Ne çdo ditë bëjmë analiza, korrigjojmë, përmirësojmë punën tonë. E bëjmë me durim, përballë çdo vështirësie.

7. Për ata që studiojnë sëmundjet infektive, ky është një shans i mirë, që të vijnë dhe të punojnë në terren. Sepse këtu, në shërbim të qytetarëve, vlerësohen dijet e mësuara dhe aplikohet EPIDEMIOLOGJIA e vërtetë.

8. Një falënderim për të gjithë ju që punoni e drejtoni çdo ditë punën në terren: Abikela, Rexhep, Linda, Moza, Nila, Mite, Marjeta, Merita, Goni, Adela, Sander, Moza, Shpëtim, Dhurata, Eris, Ervin, Denisa, Qazim, David, Arenc, Milto, Artan, Erleta, Jeta, Dashuri, Fatjon, Muharem, Irena, Enkela, Tetem, Luiza, Alma, Gledjon, Berti, Afrim, Urim dhe Zylfi, si dhe të gjitha skuadrave tuaja.

#🙏🏼Epidemiologëve

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FILMI TURK BËHET HIT NË BOTË/ Reagon i emocionuar aktori kryesor
Previous article CAKTOHET DATA/ Seanca për Saimir Tahirin më 9 prill, pa publik dhe media

F.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT