• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DRAMA NË BRESHIA/ Për ju që s’varrosni dot të afërmit, ofroj falas foto nga funerali
Home
Jetë

DRAMA NË BRESHIA/ Për ju që s’varrosni dot të afërmit, ofroj falas foto nga funerali

2 April, 2020 F.autor Jetë

Është një dramë brenda dramë, ajo e ceremonive të mortit në kohët e koronavirusit në Itali. Pacientët që nuk ia dalin vdesin vetëm në një shtrat spitali dhe më pas, të vetëm varrosen. Shpesh familjet e tyre janë në izolim shtëpiak, pasi kanë qenë në kontakt me të ndjerin.

Këtij të fundit i kushtohet një bekim i shkurtër në varreza dhe jo në kishë, ashtu siç e do tradita katolike italiane, për të shmangur grumbullimet e njerëzve. Vetëm në zonën e Brescias deri tani ka pasur të paktën 1327 të vdekur dhe të paktën 7800 të infektuar.

Këto ditë tragjedie që kanë pllakosur zonën e Brescias, ka shumë vepra mëshire dhe bamirësie të cilat tentojnë t’i rikthejnë sadopak dinjitet situatës. Ata që merren me udhëtimin e mbramë të atyre që vdesin nga Covid-19, po u dedikojnë një përkujdesje më të madhe dhe më të ndjerë familjeve të viktimave.

Kështu veprojnë shërbimet funerale, të cilat duke devijuar itinerarin nga morgu në varreza, ua çojnë makinën me arkëmortin familjarëve poshtë shtëpisë, me qëllim që familjarët t’u japin lamtumirën e fundit të afërmve të tyre. Por e bëjnë edhe ata që merren me punimin e varreve.

Si ky varrpunues i cili ka bërë njoftimin në profilin e tij në Facebook. Prej disa ditësh ai fotografon vendet ku varrosen të vdekurit nga Covid-19, pasi familjet nuk do të ishin në gjendje as t’i gjenin familjarët e tyre aty ku tashmë prehen.

Kryebashkiakët dhe kryetarët e komunave, si kurrë më parë udhërrëfyes të zonave që administrojnë, janë në vijë të parë edhe në këtë aspekt. Shpesh janë pikërisht ata që shoqërojnë automjetin mortor dhe ceremoninë e varrimit. Disa syresh madje shpalosin edhe shiritin me stemën bashkiake, si Pierluigi Bianchini, qytetari i parë i Castenedolo.

“Kjo pandemi po u mohon familjeve përqafimin e komunitetit. Edhe pse është një gjest i vogël, duam që të gjithë ta ndjejnë afrimitetin”, shprehet ai.

Ose priftërinj të përkushtuar edhe më fort tani për t’u dhënë ngushëllim besimtarëve, si Marco Mori i Kishës Shën Pali, protagonist i një fotoje simbol të kësaj drame. “Më ka ndodhur të bekoj edhe 18 trupa në një ditë të vetme. Dhe, megjithatë, alternativa jonë e vetme mbetet shpresa”, shprehet ai. (giornaledibrescia)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA NDËRKOBËTARE E AUTIZMIT/ Fëmijët me autizëm nuk e kuptojnë COVID 19 dhe as pajtohen me izolimin
Previous article FRROK ÇUPI/ Këtej kalon rruga ndër varre

F.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders” Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur Jetë

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT