• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E QUAJTËN “DENTIST”/ Doktori sqaron të VËRTETËN për Ermalin, një nga 30 mjekët që iku në Itali: Turp për ne si komb…
Home
Ekskluzive

E QUAJTËN “DENTIST”/ Doktori sqaron të VËRTETËN për Ermalin, një nga 30 mjekët që iku në Itali: Turp për ne si komb…

1 April, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Pas lajmeve dashakeqe të shperndara nga media pranë opozitës për infermierin Qazim Ismaili (se ky i fundit nuk ishte infermier por pompist), edhe ditën e sotme ka patur disa sulme të tjera mbi mjekun Ermal Pashaj që gjithashtu u nis drejt Italisë për ti ardhur në ndihmë vendit fqinj.

Sipas të njejtave media, Pashaj nuk ishte mjek por dentist. 

Duke mos kuptuar edhe njëherë tjetër sulmet e këtij lloji ndaj një rasti që e pershendeti e gjithë Italia, AlpeNews.al ju sjell sqarimin e doktorit Gjergj Dilo mbi akuzat ndaj Ermalit që momentalisht ndodhet në vijën e parë të rrezikut në Itali.

“Ky eshte Dr. Ermal Pashaj, mjek dhe koleg i nderuar te cilin e njoh personalisht.
Marr shkas per te bere kete postim pasi po lexoj nga njerez qe po i quaj te painformuar mire (realisht jane njerez te paskrupullt qe per nje lajm, nje like apo interaksion ne faqet apo mediat e tyre shpifin) citatin “ca duhet nje dentist ne grupin e mjekeve qe u nisen ne Itali ne suport te kolegeve italiane”.
Per infon e kujtdo qe nuk e njeh Dr. Ermali eshte:
1. Dentist
2. Mjek i pergjithshem
3. Specialist Kirurg Oro Maxillo Facial

Ne mesin tone eshte nder me te talentuarit dhe rezultatet e tij nuk flasin vetem ne fakultet apo specializim (pasi ndryshe do kishte qene vetem nje peshkop) por rezultate reale klinike ku ka zgjidhur halle pacienteve te tij me nje dore te mrekullueshme kirurgjike dhe me nje mendje te pergatitur super mire nga ana diagnostikuese.

Eshte e thjeshte te hedhesh balte apo te shpifesh per dike, por ky njeri nuk eshte politikan qe do harxhoje kohen e tij ne replike per te mbrojtur imazhin e vet.
Ky njeri eshte mjek, i cili la familjen e tij ne Shqiperi per tu nisur drejt nje misioni me te vertete shume human sepse jeta e njeriut nuk njeh nacionalitet.
Para se te spekulloni qe mund ta kete bere per pagen mund te rrini rehat dhe aty, pasi eshte nga mjeket me te paguar per shkak te cilesise se sherbimit qe ai jep dhe nuk i ka ngel ekonomia tek paga momentane qe do marri ne kete situate kritike.
Eshte turp per ne si komb qe vazhdojme prej kohes se mbreterimit te Teutes, te hedhim balte mbi njerezit punetore e kokeulur dhe te thurim kenge e bejte per kusaret!!!

Ps.: nuk kam asnje lidhje interesi me
Dr. Ermalin, por nuk me shkon poshte te shoh si hidhet balte mbi njerez qe i japin cdo dite vlera ketij vendi!!!

Uroj te kthehet shendoshe e mire prane familjes pasi te kete kryer misionin e tij per te cilin eshte super i pergatitur!!!

Dr. Gjergj DILO”, përfundon doktori.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Ambasada e SHBA jep lajmin: USAID po ndihmon Shqipërinë për zbulimin e rasteve pozitive
Previous article U DËNUA ME 1.7 VITE BURG/ Lirohet pas 19 ditësh Klaudio Hoxhallu, pjesë e grupit "Bajri"

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi… Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi…

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme Aktualitet

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT