• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI NË MALIN E ZI/ Shkon në 120 numri i të infektuarve me COVID-19
Home
Rajon

KORONAVIRUSI NË MALIN E ZI/ Shkon në 120 numri i të infektuarve me COVID-19

1 April, 2020 Delo.autor Rajon

Mali i Zi ka regjistruar 11 raste të reja me koronavirus, çka e çon numrin e përgjithshëm në 120.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, Boban Mugosha, tha se numri më i madh i të infektuarve të ri është në Podgoricë (10), ndërsa rasti i parë është regjistruar në Nikshiç.

“Ajo që kemi paralajmëruar se do të ndodhë, transmetimi lokal i virusit, po ndodh tani. Masat që merren duhet të zbatohen në mënyrë rigoroze sepse është mënyra e vetme për të luftuar këtë epidemi”, tha Mugosha në një konferencë për shtyp.

Ai paralajmëroi që çdo kontakt fizik, ku nuk ka distancë të mjaftueshme, është një rrezik i lartë.

Mugosha u kërkoi qytetarëve që të zbatojnë masat e përcaktuara nga Autoriteti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive për të parandaluar përhapjen e virusit.

Shefja e Shtabit Operativ, Vesna Miranoviç, tha se 1 096 persona janë në karantinë ose 50 më pak se një ditë më parë, sepse një nga karantinat në Danilovgrad ishte zbrazur.

Ajo tha se njerëzit që ishin në karantinë në atë qytet ishin kthyer në shtëpi për të vazhduar izolimin atje.

Ajo tha se me koronavirus ishte infektuar një person i cili ishte në karantinë në Qendrën Studentore në Podgoricë.

“Të gjithë personat që erdhën në kontakt me të, ose që erdhën në Mal të Zi me të njëjtin fluturim, janë testuar dhe kanë rezultuar negativë”, tha Miranoviç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Presidenti Sergio Mattarella-italianëve: Periudhën e trazuar do ta kapërcejmë sëbashku
Previous article "KEMI TESTUAR RAKINË..."/ Epidemiologu shqiptar: Është budallik, vë në rrezik jetën

Delo.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT