• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORONAVIRUSI NË KOSOVË/ Kurti i kryen konsultimet me Thaçin: S’ka asnjë alternativë përveç zgjedhjeve
Home
Rajon

KORONAVIRUSI NË KOSOVË/ Kurti i kryen konsultimet me Thaçin: S’ka asnjë alternativë përveç zgjedhjeve

1 April, 2020 Delo.autor Rajon

Kreu i Qeverisë në detyrë, Albin Kurti ka folur para mediave pas takimit që pati me të parin e shtetit, Hashim Thacin në presidencë.

Kurti tha se kanë biseduar me Thacin fillimisht për situatën pas përhapjes së koronavirusit në vend.

Ai thotë se pyetjes së presidentit për një qeveri të re, iu janë përgjigjur negativisht duke deklaruar se bashkë mund të bisedojnë vetëm për zgjedhje të reja.

“Pyetjeve dhe përpjekjeve të presidentit që ne të flasim për mundësinë për qeverinë te rë për kandidatura të reja u jemi përgjigjur me qëndrimin tonë për të cilin jemi të bindur që është jo vetëm i drejtë por edhe i vetmi në bazë të kushtetutës, nuk mund të kapërcejnë diku tjetër duke mohuar nenin 82 pika 2 të Kushtetutës, që thotë se pas një mocioni të mosbesimit ajo çfarë ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja. Të bindur se Kushtetuta nuk krijon  mundësinë në kontekstin aktual politik që ne të kemi qeveri të re, pa zgjedhje të reja”, tha Kurti.

Ai ka shtuar se edhe presidenti është zotuar që të veprojë sipas Kushtetutës.

“Presidenti u zotua se do ta respektojë kushtetutën.

Të gjithë e dimë cilat janë praktikat e mëhershme edhe në vitin 2010 edhe në vitin 2017 me mocion ka rënë qeveria dhe më pas është shpërnda kuvendi dhe janë shpallë zgjedhjet, e theksuam këtë qëndrim tonin. Presidenti nuk duhej të merrej me emra njerëzish e partisë, por, me data për zgjedhjet e reja në kalendarin e këtij viti, e dimë që ndodhemi në betejën intensive kundër koronavirusit dhe mbase kjo do të mund ta shtyjë ca datën e zgjedhjeve mirëpo, kushtetuta besojmë që nuk krijojnë mundësi apo alternativa tjera”, ka thënë Kurti.

Kreu i Qeverisë në detyrë shtoi se nëse ju kërkohet që të bisedojnë për tema tjera pos asaj të koronavirusit dhe të shpërndarjes së Kuvendit, këtë do ta bëjnë vetëm me shkrim.

“Tash besoj duhet të jemi të kujdesshëm kë e citojmë dhe si e citojmë prej atyre që ju i keni në mendje me emra konkret, por te ne i paraqitni si interpretues të Kushtetutës. Për nenin 82.2 jemi të gatshëm të takojmë hapur gjerë e gjatë për presidentin, ndërkaq, jashtë temës së këtij neni dhe jashtë temës së luftimit të përhapjes së COVID 19 deklaruam se jemi të gatshëm të diskutojmë vetëm me shkrim, që të eliminojmë çfarëdo mundësie për keqkuptim apo pasaktësi. Pra jemi të gatshëm të bashkëbisedojmë, veçse me shkrim nëse tema për të cilën do presidenti është jashtë këtyre. Është gabim të shkohet në nenin e 6-të pa e kaluar kapitullin e 4-tët që është Kuvendi”, ka thënë Kurti./GazetaExpress/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Turqia dërgon ndihmë mjekësore për Italinë dhe Spanjën
Previous article KORONAVIRUSI/ Ky shkencëtar pretendon se ka gjetur kurën e vërtetë kundër COVID-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit Rajon

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT