• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 MJEKËT E INFERMIERËT TË DËRGUAR NË ITALI/ Rama për “TG 5”: Kishim frikë se mjekët do thonin jo, Italia është shtëpia jonë
Home
Politikë

30 MJEKËT E INFERMIERËT TË DËRGUAR NË ITALI/ Rama për “TG 5”: Kishim frikë se mjekët do thonin jo, Italia është shtëpia jonë

1 April, 2020 Delo.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama vijon intervistat me mediat italiane, lidhur me ndihmën e ofruar nga Shqipëria me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve atje, për të kontribuar në luftën me koronavirusin.

Mbrëmjen e kaluar, në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve “TG 5”, Rama tha se ideja i ka ardhur duke parë konferencat me funerale dhe donte të tregonte një gjest solidariteti.

Rama tha se s’kishte pse t’i mbante mjekët në rezerva, kur mund t’i dërgonte në frontin e luftës pasi dhe Italinë e konsideron si “shtëpi”.

“Më erdhi natyrshëm. Ne jetojmë në Shqipëri, por jetojmë me Italinë, thithim ajrin e Italisë nëpërmjet televizioneve, jo vetëm në media, por edhe nga shumë shqiptarë jetojnë aty.

Dhe kështu duke parë ato konferenca funerale me shumë e shumë të vdekur, duke qenë nga kjo anë, edhe ne e përjetojmë këtë agression vërtetë vrasës, nuk mundeshim më.

Na erdhi natyrshëm të themi. Ne nuk jemi në gjendje ti ndihmojmë me të gjitha, por jemi në gjendje t’u demostrojmë solidaritetin tonë, afeksionin tonë të madh dhe sigurisht impenjimin tonë për të qënë aty.

Nuk është se kemi burime të palimituara, edhe ne kemi këtë frikë që sistemi jonë  mund të shpërthejë, por deri tani po ia dalim, dhe sa kishim këtë kohë rezervë, thamë përse duhet t’i mbajmë rezervë dhe nuk i dërgojmë atje në front, që është shtëpia jonë në fund të fundit”, tha Rama.

I pyetur nga gazetarja lidhur me mjekët nëse e flisnin italishten, Rama u përgjigj se të gjithë shqiptarët e flasin italishten, ose edhe nëse nuk e flasin nuk humbasin në të.

Rama tha se ai kishte patur frikë se mos mjekët dhe infermierët do të ndryshonin mendim, për shkak se disa prej tyre nuk kishin lajmëruar as prindërit e tyre.

“Shqiptarët e flasin të gjithë italishten, nuk humbin në italisht le të themi. Edhe nëse nuk e flasin si pjesa më e madhe. Dhe gjëja më e bukur ishte se kur bëmë këto telefonata për të kuptuar nëse ishin gati të niseshin, të gjithë ishin gati, madje kishte edhe nga ata, të cilët nuk u kishin thënë prindërve, na e thanë në aeroport. Kishim frikë se na thoshin jo, sepse frika e prindërve është e kuptueshme.

E bëmë sipas mësimit të Nënë Terezes që thotë në vend të mallkosh errësirën ndiz një qiri. Është një qiri që shpresojmë t’i sjellë mbarësi Italisë, sepse me të vërtetë nuk mund të rri secili në shtëpi, mbyllur në dhomë duke menduar se shtëpia e tyre nuk do digjet duke parë lajme që nga ana tjetër po digjet. Është e pabesueshme”, përfundoi kryeministri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Policia britanike arrestoi 650 kriminelë në një javë, ishin në shtëpi nga frika e COVID-19
Previous article NË KOHË KORONAVIRUSI/ Kinematë hapin dyert, ja metoda që ndjekin gjermanët për mos u infektuar

Delo.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

PD KËRKON TËRHEQJEN E REFORMËS TERRITORIALE/ Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet Politikë

PD KËRKON TËRHEQJEN E REFORMËS TERRITORIALE/ Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

REFORMA TERRITORIALE/ Rama në mbledhjen e grupit: Është vendim politik, kush voton kundër, largohet! ‘Lëkundet’ Vullnet Sinaj Breaking News

REFORMA TERRITORIALE/ Rama në mbledhjen e grupit: Është vendim politik, kush voton kundër, largohet! ‘Lëkundet’ Vullnet Sinaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT