Chris Cuomo, vëllai i guvernatorit të Nju Jorkut dhe prezantues i CNN, rezultoi pozitiv ndaj testit të koronavirusit.
Lajmin e dha vetë guvernatori Andrew Cuomo: “Do të jetë mirë. Është i ri, në formë të mirë dhe i fortë, megjithëse jo aq sa mendon”.
Sipas tij, Chris do të karantinohet në bodrumin e shtëpisë, për të ruajtur bashkëshorten dhe fëmijët.
Vetë prezantuesi i “Cuomo Prime Time” tha në Twitter se kishte pasur temperaturë, ethe dhe marrje fryme, por se tani ndihej më mirë.
Ai njoftoi se do të vazhdojë të drejtojë programin e orës 21:00 në CNN.