• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DËRGOI EKIPIN MJEKËSOR NË ITALI PËR/ Manastirliu iu jep këshilla live: Angazhim maksimal, është koha për të luftuar (VIDEO)
Home
Sociale

DËRGOI EKIPIN MJEKËSOR NË ITALI PËR/ Manastirliu iu jep këshilla live: Angazhim maksimal, është koha për të luftuar (VIDEO)

31 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

10 mjekët që u dërguan në mision ndihme në Itali kanë filluar sot punën në spitalin e Breshias në Itali, ndërsa 20 infermierët do të fillojnë nesër, të ndarë sipas pavioneve ku janë nevojat më të mëdha.

Ministrja e Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u lidh drejtpërdrejt me mjekët në spitalin e Breshias, duke Ii shprehur mbështetjen maksimale për këtë mision humanitar

“Ne mjekët filluam të gjithë punë sot, infermierët do të fillojnë nesër. Reanimatoret kanë filluar punë në reanimacion, ndërsa unë me gjithë doktoreshën tjetër jemi tek repartet e COVID subintensiv, në repartet e pneumologjisë. Ndërsa doktoresha që vinte nga Instituti i Shëndetit Publik është tek tamponët me gjithë dy mjekë të tjerë. Ndërsa dy mjekë janë vendosur në triazhim. Edhe infermierëve u kanë përcaktuar vendet dhe po i pajisin me veshjet e duhura dhe nga nesër do të fillojnë shërbimin”, tha Ermal Pashai, një nga mjekët e dërguar në Itali në misionin humanitar.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ju shprehu mbështetjen në këtë moment të vështirë.

“Një këshillë kisha. E para forca dhe kujdes veten të gjithë ju, pra kujdes materialet e mbrojtjes personale, veshja e duhur për të mos rrezikuar veten. E dyta, ju jeni krenaria jonë, ne kemi besim tek ju dhe do të doja që nëpermjet jush dhe gjithë ekipit tjetër t’ju uroja suksese në këtë mission humanitar”, u shpreh Manastirliu.
Grupi i mjekëve në Itali kanë kërkuar mirëkuptim nga media. “Ne duhet të përqëndrohemi tek kjo punë për të cilën kemi ardhur”, tha mjeku Ermal Pashai

“Ka një kohë për të punuar dhe për të luftuar, një kohë tjetër pastaj për të ndarë eksperiencën dhe kjo është koha për të luftuar dhe kush lufton nuk e ka mendjen te fjalët, por e ka mendjen te puna. E para këshillë për të gjithë është veshja, kujdes me çdo gjë. Ju jeni siguria jonë. Do doja t’iu uroja sukses. Në këto moment është shumë I rëndësishëm angazhimi juaj, por edhe të tregoni sa më shumë profesionalizëm. Ju jeni aty në një mission finsik, një mission kurajoz në këtë kohë të vështirë. Sa më shumë të përqendruar te puna tani. Kjo është një kohë lufte dhe kush lufton nuk e ka mendjen te fjalët, por te lufta dhe te puna”, tha Manastirliu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAMIONËT KOSOVAR TË BLLOKUAR NË SERBI/ Rama- Vuçiçit: Zoti President, ngrijeni traun!
Previous article "PAGA E LUFTËS NDAJ COVIT19"/ Drejtoresha e Tatimeve: Ja shuma që do të jepet për muajt mars-prill-maj, si të aplikojnë bizneset

k.autor

Postime të ngjashme

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike Aktualitet

POLICIA AKSION NË PORTIN E DURRËSIT/ Sekuestrohen 798 steka cigare, kapet 34-vjeçari me armë automatike

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues Aktualitet

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT