Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi ditën e sotme se numri i të infektuarve do të tejkalojë 1 milion në mes të kësaj jave.
Deri më tani në rang global janë regjistruar 801,117 të infektuar ndërkohë 38,771 persona kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë.
Ajo po përhapet shpejt me shumë raste në të gjithë globin, por Evropa mbetet zona më e prekur.
Zvicra
Zvicra ka shënuar 14 viktima në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 ku gjithsej janë regjistruar 373 të vdekur.
Ndërkohë numri i të infektuarve në vend ka shkuar në 16,176 persona.
Belgjikë
Belgjika ka shënuar 705 viktima në total ku vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 169 të vdekur.
Bosnja Hercegovina
Në Bosnjë autoritetet deklarojnë se ditën e fundit kanë ndërruar jetë 25 persona nga COVID-19, me një numër total 35 persona.
Ndërkohë që numri i të infektuarve ka shkuar në 411.