• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Agjencia e Barnave: Spitalet private nuk kanë certifikim për të bërë analizat mbi COVID19
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Agjencia e Barnave: Spitalet private nuk kanë certifikim për të bërë analizat mbi COVID19

31 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Zyrtarisht asnjë spital privat në Shqipëri nuk mund të kryejë analiza për diagnostifikimin e COVID-19, pasi i vetmi laborator i certifikuar deri më tani për të bërë analizën që zbulon nëse je i prekur apo jo me koronavirus është në Institutin e Shëndetit Publik.

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deklaroi sot se deri më tani nuk ka lëshuar asnjë certifikatë regjistrimi për reagentët In Vitro për subjektet private, për diagnostikimin e COVID-19 për subjektet private.

Pra, kjo agjenci thotë se nuk i ka dhënë leje asnjë spitali privat për të kryer analizat. Megjithatë, në Shqipëri ka spitale private që e kryejnë këtë analizë, që nga reagimi zyrtar i Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, qartazi lihet të kuptohet se analizat në spitale private po kryhen pa leje, pikërisht se nuk janë të certifikuar.

Edhe doktoreshë Silva Bino, shefe e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP u shpreh ditë më parë  se deri tani është certifikuar vetëm laboratori në ISHP, ndërsa po punohet për dy të tjerë, në QSUT dhe te ‘Shefqet Ndroqi’ ndërsa për spitalet private theksoi se ende nuk asnjë vendim.

“Përsa i përket spitaleve jo publike ende nuk ka një vendim. Komiteti është duke e vlerësuar mënyrën se si do të operojnë këto spitale dhe si do ta ofrojnë këtë testim nëse do të munden mbas procesit të verifikimit dhe vlerësimit” tha ajo. Pra, spitalet private nuk janë certifikuar për të kryer analizat mbi koronavirusin.

Reagimi i Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 89/2014 “Për Pajisjet Mjekësore”; VKM Nr.89 datë 09.03.2016 “Për Kërkesat Thelbësore, Markimin CE dhe Vlerësimin e Konformitetit të Pajisje Mjekësore Diagnostikuese In Vitro”  si dhe në Urdhrin Nr. 734 datë 18.10.2018 “Për disa ndryshime në Urdhërin nr. 360 datë 22.08.2016 të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, “Mbi Procedurat dhe Rregullat për Regjistrimin e Pajisjeve Mjekësore Ndryshimet dhe Anulimin e Regjistrimit të tyre, Dokumentacionin e Nevojshëm dhe Kostot Përkatëse” i ndryshuar me Urdhër Nr. 734 datë 18.10.2018, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deri më tani nuk ka lëshuar asnjë Certifikatë regjistrimi për Reagentët In Vitro për subjektet private, për diagnostikimin e COVID-19.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Një punonjës i burgut me shtetësi serbe i infektuar me Covid-19 në Mitrovicën e Veriut
Previous article KORONAVIRUSI/ OBSH: Numri i të infektuarve do të kalojë mbi 1 milion brenda javës, raste të reja në Evropë

k.autor

Postime të ngjashme

TRITOL MAKINËS NË SHKODËR/ Shpërthimi shkakton vetëm dëme materiale, nisin hetimet Aktualitet

TRITOL MAKINËS NË SHKODËR/ Shpërthimi shkakton vetëm dëme materiale, nisin hetimet

E RËNDË NË SUEDI/ Vritet me armë i riu shqiptar Aktualitet

E RËNDË NË SUEDI/ Vritet me armë i riu shqiptar

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës? Aktualitet

“ARUBA”/ Berisha nga SPAK: Pse nuk tregojnë cilët qeveritarë shkuan te trafikantët e drogës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT