Autoritetet në Britaninë e Madhe njoftuan sot se numri i të vdekurve nga koronavirusi ka arritur në 1 415, me 180 të vdekur të njoftuar në 24 orët e fundit duke duke vlerësuar se përhapja e sëmundjes mund të ngadalësohet.
“Por ne shohim numrin e madh të shtruarve të rinj në spital sot, kjo duket se po ngadalësohet pak tani. Ende nuk është arritur aty ku duhet pasi numrat po rriten çdo ditë, por shkalla e kësaj rritje është ngadalësuar”, theksoi ai.
Ndërkohë, zëdhënësi i princit Charles ka njoftuar se ai ka dalë nga vetë-izolimi i koronavirusit. Trashëgimtari 71-vjeçar i fronit njoftoi javën e kaluar se kishte rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.
Megjithatë, ndikimi i përhapjes së koronavirusit akoma ndjehet në Britani.
Mediat lokale njoftojnë se këshilltari i kryeministrit Boris Johnson, Dominic Cummings, shfaqi simptoma të koronavirusit gjatë javës dhe është në vetë-izolim.
Andrew Goddard, kreu i Royal College of Physicians, tha se rreth një e katërta e mjekëve nuk punojnë pasi janë ose të infektuar me koronavirus ose në izolim pasi një anëtar i familjes ose personi me të cilin jetojnë është i infektuar.


