Kryeministri Edi Rama ka publikuar grafikun që tregon kurbën e të prekurve me koronavirus, në të cilin vendi ynë ka numër të ulët të të infektuarve.
Rama krahas grafikut shkruan se ne do tja dalim mbanë pa dëme të mëdha nga kjo luftë nëse nuk lëshojmë asnjë centimetër vijën tonë të hekurt të mbrojtjes.
“Kurba e përditësuar sot, me ndihmën e Zotit dhe rezistencën e madhe të të gjithëve ju, ne do t’ia dalim po nuk lëshuam asnjë centimetër në vijën tonë të hekurt të mbrojtjes”, shkruan Rama.
Ndërkaq kujtojmë se në vendin tonë numri i të infektuar me Covid-19 ka shkuar në 243 ndërsa janë shënuar dhe 13 viktima.



