• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME DIABET DHE I PREKUR NGA KORONAVIRUSI/ 70-vjeçari tregon si e kaloi në shtëpi sëmundjen
Home
Sociale

ME DIABET DHE I PREKUR NGA KORONAVIRUSI/ 70-vjeçari tregon si e kaloi në shtëpi sëmundjen

30 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Florian Gjini, ishte i ftuar me anë të një lidhjeje me “Skype”, 70-vjeçari Zeka Idrizi. Zeka, prej vitesh jeton në Zvicër dhe më 12 mars ai së bashku me familjen e tij, gruan dhe vajzën shfaqën simptomat e para të virusit.

Mirëpo vizitën te mjeku e kryen më datë 22 mars dhe një ditë më vonë mësuan se ishin pozitivë me Covid-19. Pas kësaj, Zeka shprehet se u vetëizoluan në shtëpi dhe tashmë pasi kanë kryer përsëri testet kanë rezultuar negativë nga sëmundja.

Lajmi i mirë te rasti i 70-vjeçarit, përveç shërimit, është dhe fakti që ai vuan nga diabeti, sëmundje kjo që renditet si nga më të rrezikuarat e koronavirusit. Sakaq, Zeka Idrizi, shprehet se ai edhe pse ka qenë mbartës i sëmundjes nuk ka shfaqur simptoma, por vetëm dhimbje të fytit dhe temperaturë që varionte maksimalisht deri në 38.

Edhe pse tashmë ai është shëruar dhe sëmundjen vrastare e kaloi me lehtësi, Zeka ka dhe një mesazh për të gjithë bashkëkombasit e tij: Qytetarët të ndjekin rregullat e qeverisë dhe të mos dalin nga shtëpia, pasi jo të gjithë mund të kenë fatin tim.

“Unë kuptova jam i prekur nga virusi më 12 mars. Nuk shkova menjëherë në 12, por shkova në 22 dhe e bëra testin dhe rezultova pozitiv. Ethe, këputje dhe temperaturë nuk kisha shumë, temperature arrinte te 38 më së shumti. Unë e bëra testin dhe më thanë shko në shtëpi dhe do të njoftojmë nëse jeni pozitivë apo negativë. Ishim pozitivë unë, vajza dhe gruaja.

Unë nuk e kam vërejtur diçka edhe pse kam diabetin nuk kam vërenjtur diçka më shumë nga pjesa tjetër e familjes që janë të shëndetshëm. Nuk kam pasur problem me frymëmarrjen, as kollë, as temperaturë. Por vetëm goja më thahej dhe kaq. Të gjithë në familje e kemi kaluar, ndërsa unë dua edhe pak. Nuk kam pasur sëmundje të tjera përveç diabeitit. Për sa i përket pazarit kam katër djem, ata shkojnë bëjnë pazare dhe m’i lënë ushqimet pranë banesës dhe i marr aty. Djemtë s’i kam takuar që prej tre javësh. Bashkëkombasit e mi le t’i përcjellin këshillat që jep shteti, mjekët, se edhe unë e kam kaluar mirë por jo gjithkush mund ta ketë fatin tim. Le të ruhen, të ruhen dhe të ruhen”, u shpreh Zeka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Princi Charles shërohet nga COVID-19 dhe i jep fund vetizolimit
Previous article KORONAVIRUSI/ Pipero: Ja çfarë presim të ndodhë këtë javë! Në asnjë mënyrë...

k.autor

Postime të ngjashme

GJYQI PËR ERION VELIAJN/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit, shkak leja e lindjes Aktualitet

GJYQI PËR ERION VELIAJN/ Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit, shkak leja e lindjes

PASTRONIN PARA NËPËRMJET SHOQËRIVE FASADË/ SPAK dërgon për gjykim katër të pandehurit: U përdorën për blerjen e pasurive të paluajtshme në Dhërmi Aktualitet

PASTRONIN PARA NËPËRMJET SHOQËRIVE FASADË/ SPAK dërgon për gjykim katër të pandehurit: U përdorën për blerjen e pasurive të paluajtshme në Dhërmi

SHOKUESE NË SELANIK/ Abuzohet seksualisht 15-vjeçarja shqiptare! Autori filmon ngjarjen dhe… Aktualitet

SHOKUESE NË SELANIK/ Abuzohet seksualisht 15-vjeçarja shqiptare! Autori filmon ngjarjen dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT